Site icon Telegrafi

FIFA me rregulla të reja në futboll: Degazhimi i topit, zëvendësimet e lojtarëve, ‘muri gjallë’ dhe kartonët për trajner

Është e arsyeshme se Organizata Botërore e Futbollit (FIFA) do të bëjë ndryshime në sportin më masovik në botë, me ç’rast do të shfuqizojë një nga rregullat më të ngarkuara.

Rregulli aktual parashikon që lojtari kundërshtar nuk ka të drejt të futet brenda zonës së rreptësisë para degazhimit të topit nga ana e portierit.

Rregulli i ri do të vazhdojë t’iu ndalojë lojtarëve të futen brenda 16 metershit para se portieri ta godas topin, por sapo ta prek portieri, lojtarët do të mund të hyjnë në zonën e rreptësisë dhe t’ia rrëmbejnë topin.

VAR-i në botëror (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Rregulli i ri është duke u testuar në Kampionatin Botëror të Klubit, në të njëjtin garë ku u provua për herë të parë para dy vjetëve sistemi VAR.

Pritet të kemi ndryshim të rregullës me rastin e zëvendësimit të lojtarëve – lojtari nuk ka nevojë që të shkoj drejt qendrës për të bërë zëvendësimin, por do të largohet diku afër për të parandaluar zvarritjen e lojës.

Lexo po ashtu FIFA redukton numrin e lojtarëve të huazuar nga një skuadër

Rregulli i ri është që lojtari që merr karton të kuq, nuk do të luajë në ndeshjen e radhës pavarësisht nëse luan në kampionatin vendas apo garë ndërkombëtare.

Rregullat e reja pritet të konfirmohen në mars të vitit 2019, por disa nga rregullat e propozuara janë: kartonë të verdhë dhe të kuqe për trajnerët, gjuajtjet e penalltive, “muri i gjallë” do të bëhet vetëm nga ekipi që ka shkaktuar ndërhyrjen e palejuar. /Telegrafi/

Exit mobile version