Ferrari ka prezantuar këtë të martë makinë e re e cila do të zbresë në pistë në sezonin e ri të Formula 1.
Me një model të përmirësuar dhe që pritet të jetë akoma dhe më komod për pilotët, “Kokëkuqja” ka rritur pritshmëritë dhe shpreson që në edicionin e ri të nisë kthesën për t’u rikthyer në majat e garave me makina.
Charles Leclerc e Carlos Sainz do të kenë misionin që të garojnë për titull, një objektiv që te Ferrani nuk e fshehin aspak. Makina e re SF23 ka zbritur në pistën e Fioranos, për të bërë dhe prezantimin zyrtar.
Elementi më i rëndësishëm i përmirësuar në këtë version të ri është shpejtësia, çka u jep besim të gjithëve se “Kokëkuqja” do të kthehet në elitën e Formula 1.
Drejtori sportiv, Frederic Vasseur, ishte entuziast për makinën e re teksa u shpreh se për të nuk ka rëndësi se kush fiton, Leclerc apo Sainz, por e rëndësishme është të fitojë Ferrari.
“Çdo gjë shkoi mirë. Inxhinierët po përpunojnë të dhënat e para. Duhet të mbajmë premtimin e dhënë, për t’u shpallur kampionë. Këtu shoh se ka krenari e motivim për makinën e re. Të dy pilotët janë në të njëjtin linjë për ta fituar titullin.”
LeClerc dha përshtypjet e tij të para pasi testoi makinën e re e cila dominohet nga ngjyra e kuqe, ndërsa nuance e zezë është prezente në pjesën e përparme dhe anësore. /SS/
Meet SF-23, #Tifosi!
Introducing our 2023 challenger 🏎 #SF23 pic.twitter.com/O9uNS7mAIC
— Scuderia Ferrari HP (@ScuderiaFerrari) February 14, 2023