LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj merr tre pikë të arta në përballje me Prishtinën

Ferizaj merr tre pikë të arta në përballje me Prishtinën

Ferizaj ka arritur një fitore të madhe ndaj Prishtinës, me rezultat minimal 1-0.

Fillimi i ndeshjes ka qenë i barabartë me dy skuadrat që luanin kryesisht në mes të fushës.

Ishte minuta e 42-të e ndeshjes, kur Mateo Panadic u gjend bukur në zonë dhe realizoi për 1-0.


Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të vendasve.

Pjesa e dytë ishte edhe më e gjallë nga të dyja skuadrat që kërkonin të realizonin, Ferizaj golin e dytë e Prishtina të barazimit.

Megjithatë përkundë rasteve të mira që kishin si vendasit ashtu edhe mysafirët gola më nuk pati dhe fitorja i takoi Ferizajt.

Me këto tre pikë Ferizaj tani ka 17 pikë në vendin e fundit në tabelë, por që shton gjasat për mbijetesë, derisa Prishtina mbetet në vendin e katërt me 27 sosh.

Ndeshjen e ardhshme Ferizaj e luan në udhëtim te Malisheva, derisa Prishtina pret Dritën në kryeqytet në derbin e javës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Ndërkombëtare
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

Bundesliga
Kalo në kategori