Ferizaj dhe Drita në kërkim të pikëve të plota, formacionet zyrtare

Ferizaj dhe Drita përballen në kuadër të xhiros së 22-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Është një duel i dy skuadrave që janë në formë, por që kanë objektiva krejtësisht të kundërta.
Ferizaj synon t'i shmanget rënies nga elita e futbollit kosovar, derisa Drita po kërkon ta rikthejë titullin e kampionit në qytetin e Gjilanit.
Është duel tejet interesant me dy skuadrat që kërkojnë vetëm fitoren për të qenë sa më afër objektivave.
Formacionet zyrtare:Ferizaj: Jovanovski, Bardhi, Halili, Hyseni, Avdulli, Islami, Shabani, Krasniqi, Gligorov, Sadriu, Panadic.
Drita: Maloku, Limani, Agyare, Bardhoku, Blakçori, Broja, Namani, Baftiu, Selmani, Tahiri, Ajzeraj.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/02/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































