Fëmija juaj është ndryshe nga te tjerët? Në një moment është i dashur me ty, në momentin tjetër të largon dhe sjellja e tij është e çuditshme? Turpërohesh kur fqinjët dëgjojnë zhurmat nga shtëpia juaj në orët e vona të natës dhe mundohesh disi ta gjesh një arsyetim?
Mag. Mimoza Zajmi Duraku
Psikologe klinike dhe e shëndetit
www.praxis-duraku.at
Fëmijë me ndjenja të forta i quajmë fëmijët të cilët që nga lindja dallojnë nga të tjerët: janë me temperament të fortë, janë më të gjallë, kanë vullnet për ta realizuar qëllimin e vet dhe nga ana tjetër janë edhe shumë më të ndjeshëm dhe më entuziastë!
20 fëmijë kërcejnë në Ballet Plié e vetëm njëri vrapon nëpër sallë dhe nuk dëgjon; 20 fëmijë pinë një supë me brokoli siç duhet e vetëm njëri bëhet sikur po ngulfatet: 20 fëmijë përshëndeten me njëri-tjetrin me një ‘high five’ e vetëm njëri i kap me një përqafim të fortë! Përse?
Në botën perëndimore tanimë jepet shumë shpejt diagnoza ADHD ose Hiperaktiv/Hipersensibel. Pedagogia amerikane Mary Sheedy Kurcinka gjeti një term për fëmijë të tillë-Spirited Children që mund ta përkthejmë apo përshtatim si fëmijë i gjallë!
Për ta pasur këtë emërim, një fëmije nuk i duhet diagnoza e mjekut apo psikologut. Çdo prind e din vet se a ka një fëmijë të urtë sipas normave apo të gjallë dhe me ndjenja të forta!
Tetë karakteristika të një fëmije me ndjenja të forta:
1. Këta fëmijë i përjetojnë ndjenjat me intensitet më të fortë se sa fëmijët tjerë!
2. Janë shumë kryefortë dhe reagojnë me zemërim kur mundoheni t’i hiqni p.sh. telefonin dhe ta zëvendësoni atë me një lojë!
3. Kanë shumë energji, madje aq shumë saqë asgjë nuk ndihmon të ‘harxhohet’ ajo energji!
4. Fokusohen në gjërat dhe përjetimet negative p.sh. Pas një shëtitje në kopshtin zoologjik ju kujtohet vetëm se si i ka rrëshqitë akullorja nga dora e jo se si i ka përjetuar të gjitha kafshët që i ka parë!
5. Erëzat, zhurmat ose prekjet mund t’i çrregullojnë këta fëmijë sepse janë shumë të ndjeshëm/sensibël!
6. Kur mami ka një parfum të ri, ky fëmijë do ta vërejë menjëherë- sepse janë të hapur për përjetime të reja!
7. Ata poashtu i urrejnë ndryshimet (nga rutina), për këtë arsye edhe çdo ndryshim mund të jetë një katastrofë për ndjenjat e këtyre fëmijëve.
8. Rutina ka shumë rëndësi për këta fëmijë. Në momentin që keni mysafir ose ka pushim nga kopshti/shkolla- këta fëmijë shqetësohen shumë shpejt!
Fëmijët me ndjenja të forta përjetojnë shumë gjëra të thjeshta, që për të gjithë janë shumë normale, si dramatike!
Çfarë mund të bëj unë si prind?
● Lejoja fëmijës hapësirën e vet, por mos e lejo të rritet pa limite!
● Rriji pranë me dashuri dhe mbështetje e jo me dënime dhe me sjellje kontraproduktive!
● Redukto stresin dhe mundësoji relaksim vetes dhe fëmijës!
● Kujdesu për veten në mënyrë që të kesh mundësi të kujdesesh për fëmijën!
● Shprehe dashurinë tënde ndaj fëmijës me fjalë.
● Ofroni fëmijës lëvizje (trampolinë apo shëtitje të gjata)!
● Bisedo me mamatë tjera që kanë mbase të njëjtën situatë sikur ti!
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t’i kombinoni gjatë vjeshtës
Këto tri modele flokësh mund t’i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!
Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj