Rap-artisti i ri i skenës, Lum Abeja, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

"Fake" titullohet kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.


Muzika është realizuar nga producenti EMI, gjersa për tekstin është kujdesur vet rap-artisti interpretues.

abeja2

Ndërkohë masteringu i është besuar producentit Don Gima, në bashkëpunim me EMI-n.

"Fake" është vizualizuar edhe me një klip, i cili i përshtatet tematikës dhe reperi sjell një performancë mjaft interesante me shumë statistë.

Për anën vizuale janë kujdesur Gëzim Hysenaj dhe Visar Demaku. /Telegrafi/