Maqedonia e Veriut e ka hapur ndeshjen ndaj Ukrainës, me golin e Ezgjan Alioksit.
Ukraina e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Maqedonisë së Veriut me epërsi komode 2-0.
Me të filluar pjesa e dytë, Maqedonia e Veriut e nisi në sulm duke kërkuar ta hap ndeshjen.
Në minutën e 56-të, gjyqtari Fernando Rapallini akordoi penallti pasi Oleksandr Karavaev, ndali në zonë Goran Pandevin.
Nga pika e bardhë gjuajti Ezgjan Alioski, por portieri priti gjuajtjen e tij, ndërsa nga topi i kthyer ai shënoi për 2-1.
https://twitter.com/br_goal/status/1405529642195308550
Tanimë është hapur ndeshja dhe Maqedonia e Veriut do të kërkojë të barazojë rezultatin. /Telegrafi/