Samuel Eto’o ka thënë me shaka se do ta vret Xavi Hernandezin nëse nuk bëhet në të ardhmen trajner i Barcelonës.

Legjenda spanjolle fitoi gjithçka në kohën kur ishte te skuadra katalunase, ndërsa aktualisht po e drejton skuadrën nga Katari, Al Sadd.


Ernesto Valverde është nën presion shkaku që nuk po tregon suksese me ndoshta skuadrën më të mirë në histori, andaj në verën e ardhshme pritet të largohet.

eto rsquo o guardiola ka qen euml lojtar i mir euml asgj euml m euml shum euml hd Samuel Eto'o në kohën kur ishte te Barcelona

Et’o ka thënë se Xavi do të ishte trajner ideal për Blaugranasit, shkaku që e njeh filozofinë e skuadrës dhe mund të ndërtojë një skemë të suksesshme.

“Ai është shumë i suksesshëm në Katar dhe në Spanjë”, ka thënë kamerunasi në një intervistë për Cadena Ser.

“Nëse ai nuk bëhet trajner i Barcelonës në të ardhmen, do ta vras”, ka shtuar më tej Eto’o duke qeshur.

Kamerunasi dhe Xavi kanë luajtur për disa sezone së bashku në Camp Nou, e që padyshim se ishin skuadra më e suksesshme në Evropë. /Telegrafi/

telegrafi sport app