LAJMI I FUNDIT:

Është zbuluar sekreti i ushtrimeve të gjoksit tuaj të përsosur: Katër truke për rezultate të mira (Foto+Video)

Është zbuluar sekreti i ushtrimeve të gjoksit tuaj të përsosur: Katër truke për rezultate të mira (Foto+Video)

Trajneri i njohur, Eric Cressey, konstaton që këto katër ndryshime të thjeshta në formën dhe teknikën bench-press do t’ju ofrojnë rezultate të pabesueshme.

Nëse bisedoni me cilindo bodybilder, është më se e sigurt që për disbalancën në supe do ta fajësojë shufrën e gjoksit, transmeton Telegrafi.

Me katër ndryshime të thjeshta në formë, do të kurseni supet dhe do të përmirësoni ekzekutimin e këtyre ushtrimeve…


1. Më shumë angazhoni këmbët

Bench-press është ushtrim për tërë trupin, thotë Eric Cressey nga Cressey Sports Performance. Sa më shumë që këmbët tuaja të jenë të angazhuara, supet tuaja do të ketë presion më të vogël.

Zgjeroni këmbët kur të shtriheni në bankë dhe shtrëngoni për dysheme. Çdo përsëritje fillojeni me mbështetjen e shputave mbi bazë, e cila do t’ju ndihmojë që të ngrini shufrën nga gjoksi.

2. Përqafoni shufrën

Para se të kapni shufrën, bashkoni shpatullat sikur jeni duke përqafuar shufrën me supet tuaja.

Mbani supet në atë pozitë gjatë gjithë ekzekutimit të ushtrimit me qëllim që të siguroni vetes bazë sa më stabile për ekzekutimin e ushtrimit.

3. Ngushtoni kapjen

Kapja e gjerë e shufrës përkufizon vëllimin tuaj të lëvizjes dhe i vë supet tuaja në pozitën në të cilën do të jenë shumë më të lëndueshme dhe të ekspozueshme lëndimeve.

Ngushtoni kapjen ashtu që të jetë saktësisht në gjerësinë e supeve. Kur të ngrini shufrën, mos e ndryshoni pozitën e supeve.

4. Tërhiqeni para shtypjes

Nëse lejoni që shufra të bjerë në gjoksin tuaj dhe të refuzohet nga eshtrat e gjoksit, mund të lëndoheni seriozisht.

Në vend të kësaj, tërhiqeni në mënyrë të kontrolluar shifrën në drejtim të gjoksit ashtu që të jenë të angazhuar muskujt e pjesës së sipërme të shpinës. Kjo do të ngrejë gjoksin tuaj lart dhe do të përkufizojë vëllimin e lëvizjeve. Pastaj largojeni shufrën ashtu që pjesën e poshtme të shpinës ta shtrëngoni mbi shufër. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Çfarë të vizitosh
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
Rregullat e Bontonit të cilat të gjithë njerëzit duhet t’i dinë

Rregullat e Bontonit të cilat të gjithë njerëzit duhet t’i dinë

Këshilla Lifestyle
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Kalo në kategori