LAJMI I FUNDIT:

Është shpallur pema më e bukur e Krishtlindjeve në Evropë: Ky qytet ka fituar çmimin e parë për të dytin vit radhazi!

Është shpallur pema më e bukur e Krishtlindjeve në Evropë: Ky qytet ka fituar çmimin e parë për të dytin vit radhazi!

Disa ditë më parë, për të dytin vit radhazi, kryeqyteti i Lituanisë, Vilnius, është zgjedhur qyteti me pemën e Krishtlindjes më të bukur në Evropë, duke lënë prapa Pragën dhe qytetet e tjera të mëdha

Vizualisht, pema e Krishtlindjes duket si një imazh surreal – një kompozicion modern i lartë 24 metra, transmeton Telegrafi.

Është rrethuar nga 6.000 degë të gjalla dhe aromatike të zbukuruara me pothuajse 4 km drita të Krishtlindjes që ndryshojnë ngjyrat, 800 dekorime argjendi dhe 150 metra katrorë pasqyra.


Instalimi më modern në të vërtetë është i dyfishtë: vendosja hapësinore e strukturave metalike krijon disa sipërfaqe të zbukuruara me pasqyra, ndërsa pjesa e brendshme është bërë që të duket komode, si shtëpi dhe intime me një pemë të Krishtlindjeve të gjallë të zbukuruar me boça pishash dhe fenerë.

Pemët e Vitit të Ri nga Vilnius janë bërë të njohura falë temave të tyre origjinale, dekorimeve unike dhe atmosferës magjike që evokojnë.

Thuhet se Pema e Krishtlindjeve e Vilniusit është aq e ndritshme sa është e dukshme me sy të lirë për të gjithë që fluturojnë mbi kryeqytetin e Lituanisë

Pema e Krishtlindjeve e Vilniusit do të kënaqë vizitorët deri më 7 janar 2021.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

A e dini se...
Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

A e dini se...
Ja çka duhet t’i thoni nëse nuk i ngrihet!

Ja çka duhet t’i thoni nëse nuk i ngrihet!

Lifestyle
Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

A e dini se...
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Kalo në kategori