Ermal Fejzullahu duket se ka raport të mirë me mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka.

Këngëtari i muzikës pop folk ka publikuar një foto të një dhurate që pranoi nga Granit Xhaka, shkruan Telegrafi.


Dhurata është një fanellë e djersitur nga vet futbollisti me nënshkrimin e tij, teksa për këtë këngëtari u ndje i ngazëllyer duke falënderuar atë në rrjetet sociale.

“Dhuratë speciale nga shoku im special, Granit Xhaka. Flm vlla”, ku shpreh Ermali.

Ermali ka kohë që po bën gati projektet e reja, teksa Xhaka po vazhdon me performancat e mira në kampionatin angelz. /Telegrafi/