Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, po vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo aktivitetet muzikore.


Nuk janë të pakta rastet kur Istrefi ndan me ndjekësit edhe ndonjë imazh provokues, duke ngacmuar imagjinatën e ndjekësve të saj.

eraistrefi 285530693 5246784048720444 3946568217779350474 n

Së fundmi, Era publikoi për fansat e saj në Instagram disa fotografi të reja, në të cilat është shfaqur mjaft joshëse.

Interpretuesja e këngës përcjellëse të Botërorit 2018, ka pozuar me një palë xhinse të shkurtra dhe një bluzë neoni të hapur te pjesa e gjoksit.

eraistrefi 285508334 1098494417677796 2429423194375451060 n

Një palë çizme të zeza dhe getat në formë rrjete e bënë këngëtaren që të duket edhe më provokuese në këto fotografi.

Era ndërkohë po vazhdon të shijojë suksesin e dy projekteve të saj muzikore më të fundit, “KTRKT” dhe “Bebe”, të cilat janë pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/

eraistrefi 285808951 1157121068196064 7224173334173620488 n Foto: Era Istrefi/Instagram

eraistrefi 285888283 1110009006396542 2455929396175736263 n Foto: Era Istrefi/Instagram

eraistrefi 285952025 430765858510676 1735032655251114724 n Foto: Era Istrefi/Instagram

eraistrefi 285378592 705624480653161 4042755100975365587 n Foto: Era Istrefi/Instagram

eraistrefi 285419270 1362034834274878 2816427142107166293 n Foto: Era Istrefi/Instagram