LAJMI I FUNDIT:

Enkela publikon këngën e saj të parë “Asnjo si unë”

Enkela publikon këngën e saj të parë “Asnjo si unë”
Foto: Enkela/YouTube

Këngëtarja e re, Enkela, ka debutuar në skenën muzikore me këngën e saj më të re, “Asnjo si unë”.

Kjo këngë pop, e cila premton të jetë një hit i madh, është kompozuar nga Fatjon Miftaraj, ndërsa tekstin e saj e ka shkruar Lira Blakaj.

E emocionuar për projektin e saj të parë muzikor, Enkela ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale gëzimin dhe emocionet që e shoqëruan gjatë publikimit të këngës.


“Jam shumë e lumtur që mund të ndaj projektin tim të parë me të gjithë ju, por jam akoma më e lumtur që nga ky projekt i parë po marr shumë dashuri dhe nuk po i mungon suksesi! Duke pasur parasysh se gjithçka filloi si një ëndërr dhe pasion i madh i një vajze 6 vjeçe, asnjëherë dashuria për muzikën nuk do të shuhet!”, tha ajo në postimin e saj.

Ajo gjithashtu shprehu mirënjohjen e saj për të gjithë ata që e kanë përkrahur dhe vlerësuar punën e saj në këtë rrugëtim të ri artistik.

“Muzika është art dhe arti është frymëzim për të tjerët. Uroj që edhe në projektet e radhës të ju pëlqejë dhe të dashuroni atë që unë kam punuar ndër vite”, shtoi Enkela.

Kënga “Asnjo si unë” tashmë është e disponueshme në të gjitha platformat digjitale, dhe fansat e muzikës pop nuk duhet ta humbasin këtë debutim të ri premtues. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

Magazina
Kalo në kategori