LAJMI I FUNDIT:

Energjia elektrike është shtyllë e rëndësishme për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik

Energjia elektrike është shtyllë e rëndësishme për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Ambasadës Gjermane në Kosovë, drejtorin e KfW, Rene Eschemann, Kryeshefin e KOSTT-it, Ilir Shala, Kryetarin e Bordit të ZRRE-së, Arsim Janova, me të cilët ka biseduar për zhvillimet në sektorin e energjisë, stabilitetin e energjisë elektrike në vend, kyçjen e burimeve të ripërtëritshme, përmirësimet në rrjet dhe partneritetin me institucionet ndërkombëtare në këtë fushë.

Në takim, ku ishin të pranishëm edhe ministrat Endrit Shala dhe Valdrin Lluka, kryeministri Haradinaj ka falënderuar përfaqësuesit e Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe të Ambasadës gjermane, për kontributin e tyre, në fusha të ndryshme veçmas në sektorin e energjisë.

Duke vlerësuar rëndësinë e energjisë, kryeministri Haradinaj ka thënë se energjia është shtyllë e rëndësishme për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, parakusht i rritjes së investimeve të brendshme dhe atyre të jashtme, si dhe parakusht i mirëqenies së qytetarëve.


Kryeministri Haradinaj është një njoftuar nga përfaqësuesit e ZRRE dhe KOSTT, me punët dhe sfidat në dikasteret e tyre përkatëse, furnizimi i rregullt me energji, si dhe kosto e energjisë.

Po ashtu, në takim është theksuar nevoja që Kosova të ketë një qasje më proaktive për të përmirësuar pozitën e saj sa i përket institucioneve ndërkombëtare të sektorit të energjisë, si një nga fushat jetike të mirëqenies së qytetarëve.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e KfW, të Ambasadës gjermane, theksuan mbështetjen për Kosovën në fusha të ndryshme dhe në sektorin e energjisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Ndaleni falimentimin e Llamkosit (Foto)

Ndaleni falimentimin e Llamkosit (Foto)

Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Kalo në kategori