Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Në njoftimin e bërë nga Qeveria e Kosovës bëhet e ditur se në Komisionin për Kompensimin e Viktimave të Krimit janë emëruar pesë anëtar, transmeton Telegrafi.


1. Ariana Shaikovci, prokurore e Shtetit, anëtare; 2. Donika Kadaj-Bujupi, deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, anëtare; 3. Xhavit Gashi, ekspert mjekësor nga Oda e Mjekëve të Kosovës, anëtar; 4. Shukrije Statovci, eksperte mjekësore nga Oda e Mjekëve të Kosovës, anëtare; 5. Valbona Çitaku, përfaqësues nga shoqëria civile, anëtare. /Telegrafi/