Këto ushtrime mund t’i bëni në shtëpi
Ekzistojnë dy shkaktarë të depozitimit të shtresave yndyrore gjatë menopauzës: ndryshimet e hormoneve dhe ngadalësimi i metabolizmit.
Mënyra më e efektshme që të shmangni tepricën e kilogramëve gjatë menopauzës janë ushqimi i balancuar dhe aktiviteti i moderuar fizik, transmeton Telegrafi.
Përpiquni që të hani ngadalë. Bëhuni të ndërgjegjshëm për çdo artikull të cilin e konsumoni, në mënyrë që të shmangi ngrënien e artikujve të pashëndetshëm midis racioneve (p.sh.: ëmbëlsirat, ushqimi i shpejtë…).
Në videon në vijim shikoni tri ushtrime të lehta pilates, të cilat do të ndihmojnë që të rregulloni nivelin e hormoneve, posaçërisht tajitje të kortizolit (hormon i stresit) dhe të përshpejtoni metabolizmin tuaj në mënyrë të natyrshme.
Klikoni në orën 3:52 në video-shtojcën dhe shikoni super-ushtrimet për dobësim, posaçërisht në pjesën e stomakut, të cilat mund t’i bëni në shtëpi.
/Telegrafi/