LAJMI I FUNDIT:

Elbesar Gështenja në Kursin Ndërkombëtar të Trajnerëve

Elbesar Gështenja në Kursin Ndërkombëtar të Trajnerëve

Elbesar Gështenja është duke marrë pjesë në Kursin Ndërkombëtar të Trajnerëve, që ka filluar sot, ndërsa kursi do të zgjat deri më 2 qershor në Universitetin Hungarez të Edukimit Fizik dhe Shkencave Sportive të Budapestit.

Përzgjedhja e kandidatit është bërë nga ana e organizatorit dhe me këtë rast bursën e ka fituar kandidati i Federatës së Basketbollit të Kosovës, trajneri Elbesar Gështenja. FBK ka bursë olimpike nga Solidariteti Olimpik.

Elbesar Gështenja është një trajner i ri, i lindur në vitin 1998, i cili punon në Klubin Basketbollistik Bashkimi-meshkujt si ndihmëstrajner, ndërsa ndihmëstrajner është edhe te Kosova U16.


Kursi Ndërkombëtar i Trajnimit të Trajnerëve (ICC- International Coaching Course) është 3 mujor në gjuhën angleze, i organizuar nga Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Qendrës së Universitetit Hungarez të Edukimit Fizik dhe Shkencave Sportive.

Ai ofron trajnim për mbi 20 sporte, përgjithësisht nga 28 sporte olimpike dhe pranon studentë nga çdo vend i botës.

Programi përfshin 120 orë mësimore teorike dhe 180 orë praktike.

Trajneri Elbesar do të vijon mësimin intensiv në lëndët e Anatomisë, Fiziologjisë, Psikologjisë Sportive, Pedagogjisë Sportive, Sociologjisë Sportive, Menaxhimit të Sportit, Administrimit të Sportit, Hulumtimit të Sportit dhe Praktikave në Sport.

Federata e Basketbollit vazhdon t’i ndihmojë trajnerët vendorë në aspektin e edukimit sa më të mirë profesional. Me këtë rast shpresojmë që trajneri i përzgjedhur të kryejë kursin me sukses dhe pas përfundimit të tij, t’i ndajë njohuritë dhe përvojat e përfituara në  basketbollin e Kosovës.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori