Nga: Dodë Mëlyshi
Në verën e vitit 1993, gjatë pushimeve verore, shkova dhe punova tre muaj si argat në Greqi. Ishte herë e parë dhe e fundit që e shkelja atë vend. Për hirë të së vërtetës, me një kushëri patëm provuar edhe verën pararendëse, atë të 1992-it, po na kapi ushtria kufitare greke në shoqërinë e të paktën njëqind shqiptarëve të tjerë të panjohur, sapo patëm kaluar kufirin, natën. Na ndaloi në mesnatë përmes krismash automatiku në ajër e, sensacioni i automatikut që të kërcet te veshi me flakërimin e plumbave në qiell, nuk ishte asfare i bukur. Të nesërmen e asaj dite, jo pa peripeci, na kthyen në Korçë.
Ndërsa, udhëtimi i ‘93-shit pati ma sukses. Qe i gjatë e, i lodhshëm, ndoshta ka zgjatë më shumë se 4-5 ditë e net. Udhëtonim më së shumti natën! Vetëm inkoshienca rinore e dëshpërimi masiv, që kishte pllakosur ndër ne, mund ta shtynte njeriun drejt aventurave të tilla!
Nuk e di sa kilometra kemi bërë në këmbë, ndoshta dyqind, ndoshta treqind, por di se në fund kam përfunduar në Selanik, me një ndërprerje të vetme rreth 20-30 kilometra rrugë me autobus. Në rrethinat e Selanikut, na ndihmoi një shok me u punësua për dy-tre muaj.
Udhëtonim më së shumti natën, që të mos binim në sy. Qemë rreth dy-trembëdhjete vetë, të gjithë shokë, ose së paku të njohur. Më i madhi diku te njëzet vjet, më i riu ndoshta as gjashtëmbëdhjetë. Gjatë asaj aventure të parë emigrimi, janë së paku dy gjëra që do të mbaj mend e s’do i harroj kurrë, e asnjëra s’ka lidhje me grekun, por me veten tonë.
E para i përket një nate, ndërsa kalonim diku nëpër rrethinat e Kosturit, në një plantacion të vogël mollësh të punuar e mirëmbajtur për mrekulli, me një sistem vaditës me tuba e sprucatore të vegjël, rrënjë në rrënjë, ne, ose më mirë disa nga ne, nuk i shpëtuam dot tundimit në udhëtim e sipër, me prish me këmbë ato tuba e atë sistem vaditës. Vandalizem falas e pa pikë përfitimi!
Grekët, gjatë udhëtimit, na jepnin bukë dhe ushqime me dorë në zemër (ishim thjeshtë lypsa, me plot kuptim e fjalës, të veshur keq, të lodhur e të palarë, apo zhulsa dhe kromë, siç do thoshte dikush nga ne), e ne ua shpërblenim në këtë mënyrë!
E dyta ka të bëjë me natën e fundit të udhëtimit, diku mbas qytetit të Verias, përgjatë hekurudhës, kur një grup shqiptarësh të armatosur, madje deri në dhëmbë, kishin zënë pritë me plaçkit shqiptarët e tjerë që udhëtonin pa ditë se ku, në kërkim të fatit në atë tokë të huaj.
Aksioni i tyre do kishte pasur sukses, duke shfrytëzar natyrisht edhe faktorin befasi e faktin që gati për të gjithë ne ishte hera e parë që shkonim në Greqi e s’njihnim as rrugët dhe as dinamikat e peripecitë e udhëtimit. Por, ç’e do se, askush ndër ne s’kishte para me vete! S’kishin ç’ka me plaçkit ata “patriotët” tanë “të dashur”.
Në fillimvitet ’90-të, pra, shqiptarët që kishin dalë në kërkim të fatit, si arixhinjtë e vetëm si arixhinjtë në Greqi (ndjesë që po përdor këtë fjalë, por e bëj për lehtësi të kuptimit të ngjarjes), shpresonin që fati t’i ndihmonte me vandalizma e plaçkitje!
Sistemi i ri që ne e thërritem dhe e thërrasim mediokratikisht “demokraci”, në vitet 1991-’93, nuk kishte kurrnjë mundësi fizike, pikërisht për arsye kohe, as për formuar as deformuar moralin e shoqërisë dhe rinisë shqiptare. E, pra, për momentin, asnjë përgjegjësi! Asnjë përgjegjësi të vetme!
Gjithçka ishim ne asokohe, qemë produkt i formimit dhe mendësisë që kishim marrë nga periudha e diktaturës. E pikërisht atëherë, shumë shqiptarë u bindën se jo vetëm Perëndimi i civilizuar, por edhe të “urryerit” fqinjët tanë, grekë serbë, apo turq paçin qenë, gjendeshin shumëfish në avantazh kundrejt nesh! Jo vetëm nga ekonomia, jo vetëm nga niveli i jetesës e zhvillimi, jo vetëm nga natyra, jo vetëm nga bukuria (herët e para “evropianet”, na dukeshin tmerrësisht të pashëm e të bukur, tmerrësisht të mbajtur mirë), por çka është më e rëndësishme: nga kultura, nga mentaliteti e morali!
E, ishte pikërisht te formimi i “njeriut të ri” (produkt i komunizmit shqiptar), te formimi i shoqërisë që ai regjim i para viteve ‘90-të, e pati dështimin e tij më “spektakolar”.
S’kishte si të ndodhte ndryshe. Në kohën e diktaturës, kur ishim fëmijë, kujtoj mirë se meritat e individit mateshin përgjithësisht me aftësinë që kishte ai me vjedh! Me vjedh sa më shumë: vidhej qysh fëmijë në shkolla (ikte lapsi, fletorja, çanta, topi, trikoja po nuk ishe i vëmendshëm), vidhnin pastaj të rriturit: në kooperativa, në ferma bujqësore, në ndërmarrje shtetërore (se private nuk kishte), në udhëtim, në trena në autobus. Vidheshin deri çorapet, bluzat, çarçafët e brekët e varura gardhiqeve për t’u tharë pas larjes!
Vidhej gjithkund e gjithçka, e të gjithë ata që nuk vidhnin, nuk e bënin jo aq për moral dhe ndërgjegje, por vetëm nga frika. I varfri vidhte me dorën e tij, i pasuri, ose më saktë zyrtari, e kishte frigoriferin (një në njëmijë kishte frigorifer asokohe) plot, për meritat e ryshfeteve që merrnin nga nevojtarët. Pra, sistem i bazuar mbi dhunën, vjedhjen, nepotizmin, ryshfetin, ligësinë e tarafin!
Masat e rrepta ekstreme e primitive, që merrte shteti (kishte raste që për vjedhje të aplikohej edhe dënimi me vdekje – me Kod Penal kjo ndodhte kur shuma e vjedhur kalonte mbi dy mijë lekë të reja) nuk bënin kurrnjë efekt! Treguesi më i mirë, se mënyra e fundit të formuar një shoqëri janë dhuna dhe dajaku…!
Në fakt shoqëria, s’kishte nevojë të formohej, mjaftonte të ruhej e perfeksionohej ai formim, që me mund e sakrifica të mëdha ishte konsoliduar ndër shekuj, por jo! U deformua gjithçka! U shkatërrua kuptimi i të qenurit: civil! U shemb edhe ankorimi i fundit ku shpëtonte morali civil e shoqëror: Feja! E, bashkë me të, edhe mësimet: “Nos i bëj tjetrit, çka s’dëshiron të të bëhet ty” dhe “mos vrit, mos vidh, mos rrej, mos dëshiro gjanë (pasurinë) e tjetrit” etj.
Një sistem i dhunshëm dhe i padrejtë, që në bërthamë, nuk mund të bënte gjë tjetër, vetëm se të gdhendte një shoqëri me moral e mendësi të dhunshme e, të padrejtë!
E, dami më i madh i atij sistemi nuk ishte ndoshta për gjatë ekzistencës së tij, por do jetë përgjatë 10-vjeçarëve që do ta pasojnë. Nga momenti që ka formuar një shoqëri të padenjë e të paaftë për të jetuar në një botë të lirë e me norma e ligjësi demokratike.
Kështu pra, të gjithë ata që i delegojnë fajin sistemit demokratik, për dështimet që ka në Shqipëri e që përgjithësisht më së shumti janë nostalgjikë të diktaturës: ose nuk kanë njohje mirëfilli, ose arsyetojnë në ligësi e keqbesim! Një sistem që funksionon në Danimarkë dhe Suedi, mund dhe duhet të funksionojë edhe në Shqipëri. Tjetër pastaj se shqiptari është shqiptar e nuk është as danez e as suedez!
“Tash që kemi formue Italinë, duhet me formue italianët” – ka hy në histori kjo frazë e italianit të famshëm Massimo D’Azeglio, që para një shekulli e gjysmë, kur Italia u bashkua gjeografikisht e fizikisht. E përshtatur në kontekstin shqiptar të sotëm ose, të para 30 vitesh: “Demokracia erdhi, po shqiptari s’qe i gatshëm me bashkjetue me të”! “Duhet me formue shqiptarët me jetu të lirë, jo me pasë nostalgji për diktaturën” – do thoshte D’Azeglio!
Në fillimvitet ’90-të, kush i kishte dy parë mend në krye, ka qenë i ndërgjegjshëm që rruga e Shqipërisë drejt demokratizimit, civilizimit e prosperitetit, do të ishte e gjatë dhe e mundimshme, pikërisht prej diktaturës traumatike që patëm kalue e deformimit e manipulimit gjenetik që pati marrë morali shoqëror përgjatë saj!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëtimet e Çelebiut në Shqipëri
Vdekja e Skënderbeut, sipas legjendave të popullit
Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej
Shkupi i shekullit XVII, sipas udhëpërshkruesit të famshëm osman
Shtetarët shqiptarë të integruar në Perandorinë Osmane
Rënia e Kostandinopojës dhe debatet e shekullit XVI rreth formës së zaptimit të qytetit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe