Kush do të vijë si punëtor i kualifikuar në Gjermani duhet të kalojë disa pengesa. Njëra prej tyre – njohja e shkollimit profesional. Por, edhe këtu vlen – informim i saktë tek autoritetet para hapave të tjerë.
Për të gjitha këto në një intervistë për Deutsche Welle flet Michael van der Cammen, drejtues i Departamentit Ndërkombëtar – Strategjia 2025 -Ne Sigurojmë Fuqi Punëtore në Qendrën e Agjencisë Federale të Punës në Gjermani.
Tanimë ka filluar nga puna qendra e re e njohjes së shkollimit profesional (Zentrale Servicestelle Berufsanerkennung)për fuqinë e huaj punëtore. Synimi i saj është të përshpejtojë procedurat, si po bëhet kjo?
Michael van der Cammen: Nëse një procedurë e njohjes së shkollimit përshpejtohet apo jo, kjo varet nga disa faktorë, për shembull nëse janë paraqitur të gjitha dokumentet e kërkuara për njohjen si edhe përkthimet e tyre. Qendra e Shërbimit për Njohjen e Shkollimit Profesional ofron edhe një këshillim personal të thelluar para shtrimit të kërkesës për njohjen e shkollimit dhe ndihmon me sqarime, se cilat dokumente duhen dhe bën një verifkim paraprak. Nëse dëshirohet pastaj, ne i dërgojmë dokumentet tek qendra e njohjes më tej. Ky hap paraprak ndihmës dhe shoqërimi që i bëhet procesit të njohjes së shkollimit dhe vizës nga specialistët është harmonizuar me landet dhe instanca të tjera përgjegjëse. Kjo me qëllim që kërkesat nga punëtorë të kualifikuar të përpunohen më shpejt e më me efektivitet se deri tani.
Një punëtor i kualifikuar nga Ballkani Perëndimor që dëshiron të punojë në Gjermani çfarë duhet të ketë parasysh, që ta arrijë njohjen e shkollimit sa më shpejt të jetë e mundur?
Michael van der Cammen: Punëtorë të kualifikuar nga vendet e treta (jashtë BE shën. red.) kanë nevojë parimisht për një vend pune dhe njohjen e plotë të shkollimit të bërë në vendin origjinë. Nëse nuk i zotëron këto të dyja, atëherë ka edhe mundësi të tjera. Nëse bëhet një njohje e pjesshme e shkollimit, ekziston mundësia e ardhjes në Gjermani dhe kërkimit të një punëdhënësi këtu. Brenda 18 muajve pastaj duhet kryer tek punëdhënësi i ri kualifikimi shtesë me objektiv njohjen e plotë. Që nga futja e ligjit për fuqinë e kualifikuar punëtore më 1 mars mjafton për këtë një telefonatë apo E-Mail në portalin tonë Hotline „Arbeiten und Leben in Deutschland” – Të punosh e jetosh në Gjermani.
Si veprohet konkretisht për njohjen e diplomës apo shkollimeve të tjera nga vendet e Ballkanit Perëndimor, cilat dokumente duhet të sjellë i interesuari?
Michael van der Cammen: Shkollimet profesionale nga vende të tjera krahasohen me kërkesat përkatëse profesionale ekzistuese në Gjermani (i ashtuquajturi profesion referencial). Për këtë krahasohen me njëra-tjetrën për shembull kohëzgjatja e shkollimit (sa orë teorike dhe/ose sa orë praktike janë kryer). Për krahasimin e diplomave profesionale merret mendimi i ekspertëve në fushat përkatëse (psh. Dhoma e Mjekëve apo Dhoma e Zanatit Profesional). Rezultatet e konkluzioneve të tyre ruhen në database që të përdoren për kërkesat e reja. Si rregull aty kanë qasje vetëm ekspertët, prandaj Agjencia Federale e Punës nuk mund të bëjë pohime, se si janë vlerësuar deri më tani certifikatat e diplomat profesionale që vijnë nga Ballkani Perëndimor.
Lidhur me dokumentet: Me ligjin e ri të fuqisë punëtore të kualifikuar janë thjeshtësuar dëshmitë për njohjen profesionale. Tani nuk ka nevojë më të sillen dokumentet origjinale. Mjaftojnë kopjet e dokumenteve. Megjithatë edhe më tej mund të kërkohen dokumentet origjinale, sidomos kur ka dyshime, që dokumentet janë të fallsifikuara.
Kush kërkon të njohë diplomën apo shkollimin e bërë, duhet ta nisë njëherë me këtë hap, pastaj të fillojë procedurën e vizës?
Michael van der Cammen: Personat e huaj që e bëjnë nga jashtë kërkesën për njohjen e shkollimit profesional marrin mbështetje nga Qendra e Shërbimit për Njohjen e Shkollimit Profesional. Kjo njësi është e krijuar enkas për të ndihmuar të interesuarit në rrugën e imigrimit profesional drejt Gjermanisë. Para shtrimit të kërkesës është shumë e këshillueshme të konsultohesh njëherë. Sepse duhet vendosur për çdo rast më vete, nëse ka kuptim një procedurë e njohjes së shkollimit apo jo. E kjo ka rëndësi më tej pastaj, për të aplikuar për llojin e vizës. Pas kësaj mund të vendoset, se cila rrugë është më e mira.
Sa kohë marrin këto procedura verifikimi?
Michael van der Cammen: Verifikimi i barasvlershmërisë së kualifikimit profesional nuk duhet të zgjasë më shumë se tre muaj. Por koha fillon e llogaritet, vetëm kur janë mbi tryezë të gjitha dokumentet e kërkuara. Në raste të komplikuara autoritetet mund të kenë nevojë për më shumë kohë. Pas marrjes së një njohjeje të plotë apo të pjesshme, aplikuesi merr kontakt me ambasadën në vend. Ministria e Jashtme gjermane ka krijuar me hyrjen në fuqi të ligjit për fuqinë e kualifikuar punëtore më 1 mars struktura të posaçme për të përshpejtuar procedurën e vizës.
Ku qëndrojnë vështirësitë në të gjithë këtë proces?
Michael van der Cammen: Pengesa eventuale ka në përkthimin e dokumenteve, kur një instancë përkatëse kërkon dokumentet në origjinal, por edhe në marrjen përsipër të shpenzimeve për punën e investuar nga një autoritet përkatës. Shpenzimet për njohjen e shkollimit profesional i paguan vetë i interesuari. Në disa raste procedurën e paguan punëdhënësi i ardhshëm, kur ky është i gatshëm të marrë përsipër ato. Por se çfarë dokumentesh pranohen varet nga autoriteti përkatës dhe listohet në kërkesat e aplikimit. Kostoja për njohjen e shkollimit varion. Për shembull vetëm tarifat lëvizin nga 500-600 euro. Këtu personit i shtohen edhe shpenzimet për përkthimin dhe kurset e gjermanishtes eventualisht. Shuma përfundimtare është e ndryshe individualisht.
A ka ardhur ndërkohë një valë kërkesash?
Michael van der Cammen: Kërkesat neve na vijnë përmes portalit Hotline „Leben und Arbeiten in Deutschland”. Në shkurt të këtij viti kemi filluar dhe kemi ndërkohë 250 kërkesa për njohjen e kualifikimit. Për ata që kanë interes të punojnë si punëtorë të kualifikuar në Gjermani, rekomandojmë edhe portalin e internetit „Make it in Germany”. Ose na shkruani një E-Mail në make-it-in-germany@arbeitsagentur.de apo edhe telefononi në linjën hotline +49 30 1815 – 1111. Thoni aty, se dëshironi të jetoni e punoni në Gjermani dhe nëse keni një shkollim profesional, keni nevojë për mbështetje në njohjen e këtij shkollimi. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
A po i fsheh Roman Abramovich miliardat në kompanitë gjermane?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A