Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, është përgjigjur në shumë tema të rëndësishme për vendin.
Shefi i LDK-së ka folur për përplasjet mes deputetëve të LDK e LVV-së në seancën e Kuvendit të Kosovës, për mos kalimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, për përfshirjen e mundshme të PDK-së në Qeveri, për marrëdhëniet me AAK-në si partner koalicioni dhe çështjen e presidentit të ri që duhet të zgjidhet në afatin kushtetues.
Mustafa në këtë intervistë ka thënë se Kuvendi është bërë jofunksional dhe sipas tij më së paku po i përngjan organit ligjvënës e shumë më tepër një teatri me shfaqje të këqija për publikun.
Telegrafi: z. Mustafa, si i vlerësoni përplasjet e fundit ndërmjet deputetëve të LDK-së e LVV-së në seancën e Kuvendit të Kosovës?
Isa Mustafa: Kuvendi është bërë jofunksional. Ai më së paku po i përngjan organit ligjvënës e shumë më tepër një teatri me shfaqje të këqija për publikun. LVV është tepër agresive dhe me këto sjellje paraqet rrezik permanent për skena të dhunës. Po shërbehet me gjuhë ofenduese dhe provokuese, si ndaj Kryeministrit ashtu edhe ndaj deputetëve të LDK-së. Është e papranueshme që të merren shkas të pagjetur për përplasje dhe përfitime politike.
Telegrafi: A jeni penduar apo keni bërë mirë për prishjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje?
Isa Mustafa: Edhe ky diskurs i LVV flet se kemi bërë mirë, bile tepër mirë. Ishte një koalicion, në të cilin VV pasi kishte bërë për vete pak figura të LDK-së, kishte pretendime ta poshtërojë LDK-në. Këtë nuk ia lejuam.
Telegrafi: z. Mustafa, opozita LVV e PDK po e kritikon qeverinë Hoti për mos kalimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, pse nuk po kalon ky ligj kaq rëndësishëm?
Isa Mustafa: Përgjegjësia themelore është te pozita, pastaj te opozita. Pozita lypset ti sigurojë 61 vota, të cilat mund ti sigurojë nëse koordinohet mirë, ashtu si bëri në leximin e parë. Opozita po gabon që po bënë opozitarizëm më një çështje jetike, me mbijetesën ekonomike dhe jetën sociale. Nuk bëhet opozitarizëm me shkatërrim të ekonomisë, me shuarje të vendeve të punës dhe me fukarallëk. Askujt nuk nevojitet të fitojë zgjedhjet nëse i ka kontribuar rrënimit të ekonomisë.
Telegrafi: Pas rrethanave të reja dhe dorëheqjes së ish Presidentit Hashim Thaçi, tash kemi një moment të ri- a do të ketë marrëveshje politike për postin e presidentit?
Isa Mustafa: Një marrëveshje e subjekteve politike duhet të arrihet, tani ose pas zgjedhjeve. Nuk ka vota për President pa një marrëveshje, sepse asnjë parti parlamentare dhe asnjë koalicion nuk ka dhe nuk do të ketë vota të mjaftueshme për të përmbushur procedurat e zgjedhjes së Presidentit. Vlerësoj se është më mirë të bëjmë një marrëveshje të mirë tani, sesa të futemi në një cikël i cili, pas zgjedhjeve, na sjell në të njëjtin vend.
Telegrafi: z. Mustafa, në publik po diskutohet një mundësi e zgjerimit të koalicionit qeveritar edhe me PDK-në, a keni mbajtur ndonjë takim së fundi me krerët e kësaj partie?
Isa Mustafa: Takime nuk kemi mbajtur. Jemi të hapur që ta diskutojmë edhe këtë mundësi si pjesë e pakos për marrëveshje për zgjedhje të Presidentit.
Telegrafi: z. Mustafa, kryetari i AAK-së ka deklaruar se kjo parti insiston në postin e presidentit – a ka pajtim mes jush për këtë temë?
Isa Mustafa: Në javët në vijim do të iniciojmë një tryezë të partive parlamentare, nga e cila do të dilnin përcaktimet për parimet, kriteret dhe kandidatët e mundshëm për këtë pozitë. Pas kësaj do të deklarohemi për vullnetin politik të LDK-së për ndonjë kandidat apo për zgjedhje të reja.
Telegrafi: A ka mospajtime mes partnerëve në qeveri sot?
Isa Mustafa: Ka pasur mospajtime për procesin e dialogut, qoftë për atë në Bruksel apo në Uashington, por vlerësoj se janë përafruar. Vazhdon të ketë, në disa raste, sjellje të disa ministrave që nuk përkojnë me rolin e tyre si anëtarë të qeverisë.
Telegrafi: z. Mustafa, ju personalisht a jeni të interesuar për postin e presidentit apo ka ndonjë propozim tjetër nga LDK?
Isa Mustafa: Në këtë mandat, LDK e ka Kryeministrin e vendit. Nuk pretendojmë edhe pozitën e Presidentit. Nëse shkojmë në zgjedhje, çdo opsion mbetet i hapur.
Telegrafi: z. Mustafa, a është LDK pro zgjedhjeve të reja parlamentare?
Isa Mustafa: – E vlerësojmë se zgjedhjet në këtë situatë pandemie nuk do duhej të mbahen. Por, në qoftë se nuk pajtohemi për Presidentin, do të pajtohemi për zgjedhje./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre