Site icon Telegrafi

Efi flet për raportin që ka me Kiarën pas daljes nga BBVA: Nuk jemi sqaruar akoma

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Efi Dhedhes pak javë më parë u bë një nga personazhet më të përfolura të këtij formati.

Debatet dhe situatat e krijuara me banorët e tjetër bën që ajo të fitonte simpatinë e publikut, por që rrugëtimi i saj u ndërpre shpejt pasi në një nominim me Luizin dhe Kiarën, ishte Efi ajo që u eliminua.

Së fundmi për të diskutuar rreth kësaj aventure, Efi ishte e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku edhe zbuloi disa të pathëna.

Foto: Screenshot/YouTube

Efi mes tjera foli edhe për raportin që ka me Kiarën, me të cilën ishte e afër gjatë kohës kur të dyja ishin pjesë e BBVA, por një avantazh që iu dha moderatores për të marrë informacione nga jashtë bëri që të mendoje një ‘krise’ e raporteve të dy vajzave.

Duke folur rreth kësaj, Efi tha se nuk ka hatëmbetje mes tyre dhe se ajo në asnjë moment nuk i është vënë kundër Kiarës.

“Ne nuk jemi zënë, a e keni parë videon, titujt e portaleve janë ‘sulmon, i vihet kundër’ unë nuk i jam vënë kundër askujt, unë vetëm e kam shprehur opinionin tim ashtu siç e bëjë gjithmonë, nuk mund të them diçka ndryshe kur ai ishte mendimi im dhe në atë rast unë nuk e hodha poshtë Kiarën, unë thjeshtë e trajtova një situatë që ishte delikate siç është dhuna”, tha Efi.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Ajo tutje u shpreh se po e pret momentin e duhur kurdo që Kiara dëshiron që të sqarohet me të.

“Në atë moment siç u tregua unë nuk e fajëson pse u mërzit, nuk arriti të kuptonte pse unë po e bëja atë video, tani jashtë nuk kemi patur mundësi për t’u sqaruar sepse e kuptoj shumë mirë kjo pjesa pas daljes nga Big Brother është shumë e ngarkuar dhe thjeshtë po pres momentin kur ajo të ketë dëshirë, nëse ka dëshirë”, u shpreh tutje ajo.

“Nuk kemi folur akoma dhe unë e kuptoj shumë mirë, mua mu desh shumë kohë për t’i takuar miqtë e mi pas daljes”, shtoi Efi.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” nuk la pa përmendur edhe Luiz Ejlli, me të cilin ajo gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme i doli në krah dhe jashtë po vazhdon ta mbështes, ajo gjithashtu tha se gjatë kësaj kohe të gjithë po mundohen të përfitojnë nga ai. /Telegrafi/

Exit mobile version