Edona Llalloshi flet për mungesën për të performuar në dasmën e Teutës: Do ishte nder për mua, por kisha një angazhim të mëhershëm

Edona Llalloshi ishte e përzgjedhura e familjes Rugova për të performuar në dasmën e Teuta Rugovës, vajza e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, e cila së fundmi kurorëzoi dashurinë e saj me Agron Gjeloshajn.
Për këtë rast të veçantë, çdo detaj ishte menduar me kujdes, përfshirë edhe përzgjedhjen e këngëtares që do të shoqëronte ceremoninë.
Zëri që familja Rugova kishte në zemër ishte pikërisht ai i Edonës.

Por, pavarësisht dëshirës për të qenë pjesë e mbrëmjes dhe ndjesisë së nderit nga kjo ftesë, Edona e kishte datën tashmë të zënë me një angazhim të mëhershëm dhe nuk mundi të merrte pjesë.
Në një reagim të ndjerë në rrjetet sociale, ajo shkroi ndër të tjera: “Për mua si artiste, do të ishte nder dhe kënaqësi e veçantë të performoja në këtë ngjarje kaq të rëndësishme për Familjen Rugova dhe Gjeloshi”.

Por, fatkeqësisht, për shkak të angazhimeve të planifikuara më herët, m’u pamundësua të performoja dhe të shijonim momente të bukura nga martesa juaj. Gjithsesi, ju falenderoj për përzgjedhjen tuaj”, vazhdoi ajo.
Në fund, Edona i uroi Teutës një jetë të lumtur, duke vlerësuar trashëgiminë familjare dhe rrugën e saj të re me fjalë të ndjera e të përzemërta. /Telegrafi/




























































