Tre adoleshentë kanë mashtruar vdekjen, pasi janë goditur dhe hedhur në ajër për disa metra nga një shofere që humbi kontrollin mbi timonin, dhe përfundoi me veturë në trotuar.

Vetura e tipit Peugeot 307 përfundoi duke përplasur një grup të rinjsh të cilët madje i hedh në ajër, dhe në një moment përfundojnë nën rrota, transmeton Telegrafi.


1 69

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e aksidentit të frikshëm që ndodhi në Domodedovo të Moskës.

2 30

Aty shihet sesi nga vetura del një femër më fustan të shkurtër, dhe pranë saj qëndronin pothuajse pa ndjenja të rinjtë.

3 22

Viktimat e aksidentit ishin 17 dhe 18 vjeç të cilët në ato momente po kalonin rrugën në vija të bardha.

4 19

Por, është interesant se si të rinjtë i shpëtojnë vdekjes, edhe pse në shikim të parë dukej se ata nuk kishin gjasa të ngriten më në këmbë. /Telegrafi/