LAJMI I FUNDIT:

Edhe një rasti i ri me sëmundjen e fruthit, numri i të sëmurëve arrin në 66 persona

Edhe një rasti i ri me sëmundjen e fruthit, numri i të sëmurëve arrin në 66 persona
Foto: Ilustrim

Një fëmijë i mitur 12 muajsh nga Çairi është shtruar në Klinikën për sëmundje infektive për shkak të sëmundjes së fruthit. Nga shpallja e epidemisë së fruthit në Shkup, janë regjistruar 66 raste nga kjo sëmundje, njoftojnë nga Instituti për Shëndet Publik.

Sipas moshës, shumica janë fëmijë deri në moshën 4 vjeç që nuk janë vaksinuar. Pacienti më i vjetër është i moshës 42 vjeç, prindi i njërit prej fëmijëve, dhe më i vogli është një fëmijë 8 muajsh. Më shumë të sëmur ka kryesisht në komunat Aerodrom dhe Butel. Rastet me fruthin janë të regjistruara pothuajse në të gjitha komunat e Shkupit.

Në Klinikën Infektive janë mjekuar 42 persona, ndërsa për momentin në spital për mjekim gjenden 30 pacientë të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.


Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga fillimi i vaksinimit emergjent deri më tani janë vaksinuar 3.350 persona./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori