Marrja me sport është mbrojtja kryesore kundër sulmit në zemër dhe sëmundjet kardiovaskulare, ndërsa kardiologët i rekomandojnë ushtrimet e rregullta edhe për pacientët pas infarktit.
Pasiviteti fizik është një faktor rreziku për zhvillimin e arteriosklerozës dhe sëmundjes koronare. Janë dëshmuar efekte të dobishme të aktivitetit fizik në parandalimin e sëmundjeve koronare. Studimet kanë treguar se njerëzit me gjendje të mirë fizike kanë dy herë rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare, madje edhe në prani të faktorëve kryesorë të rrezikut: hipertensionit, diabetit, pirjes së duhanit, trashësisë.
Për ta mbajtur sa më gjatë zemrën vitale përmes ushtrimeve, së pari bëni një ekzaminim mjekësor. Edhe në qoftë se jeni krejtësisht të shëndetshëm, ju nuk mund të dini me siguri se si organizmi juaj reagon ndaj ngarkesës që është karakteristike gjatë procesit të ushtrimeve. Ekzaminimi nënkupton matje dhe testime të parametrave në bazë të të cilave konfirmohet niveli i gjendjes fizike dhe krijohet një program adekuat i ushtrimeve.
Personat të cilët janë aktivë gjatë gjithë ditës përmes aktiviteteve të ndryshme, si pastrimi, kopshtaria ose ecja, djegin më shumë kalori dhe janë përgjithësisht më të shëndetshëm se personat që ushtrojnë çdo ditë për 30-60 minuta, ndërsa pjesën tjetër të kohës rrinë.
Ushtrimi me intervale
Është i shkëlqyeshëm për parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, humbjes së peshës dhe rritjes së fitnesit fizik. Kombinoni intervalet e shkurtra të ushtrimeve të intensitetit të lartë dhe të ulët. Për shembull, ecni ngadalë për tre minuta dhe pastaj një minutë vraponi shpejt. Rritja dhe zvogëlimi i numrit të rrahjeve të zemrës e përmirëson funksionin e zemrës, djeg kalori dhe ndihmon në konsumin e yndyrave dhe eliminimin e sheqerit të tepërt nga gjaku.
Ushtrimet aerobike
Këto janë ushtrime për tërë trupin, dhe nuk krijojnë presion në nyja. Me to inkurajohet puna e të gjitha muskujve, zemrës dhe gjithë sistemit të qarkullimit të gjakut. Skejtingu, noti, ecja, vallëzimi, vrapimi dhe çiklizmi janë vetëm disa nga ushtrimet aerobike.
Ushtrimet e forcës
Duke i forcuar muskujt do ta reduktoni ngarkesën e punës së zemrës. Ushtrimet e forcës i bëni me pesha. Zgjidhni ato ushtrime që e nxisin punën e një numri më të madh të grupeve të muskujve.
Ushtrimet për torzo
Përmes ushtrimeve për torzo do t’i forconi muskujt e torzos, do ta rritni fleksibilitetin dhe ekuilibrin. Do ta zvogëloni ngarkesën në shpinë dhe do ta inkurajoni qëndrimin e duhur. Me qëndrim të duhur do ta mundësoni qarkullimin normal të gjakut dhe në këtë mënyrë do ta lehtësoni punën e zemrës.
Joga
E rregullon nivelin e shtypjes së gjakut, ku si rezultat gjaku qarkullon më lehtë nëpër trup, dhe e zvogëlon ngarkesën e punës së zemrës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjëja e parë që shihni në foto tregon se cila është frika juaj më e madhe

Melilla - një qytet i Bashkimit Evropian ku shumë njerëz duan të hyjnë, por nuk munden: Ja pse

Këto pesë shenja të astrologjisë janë magnet për suksesin
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Akrepit do të pendohej nëse do të ndahej
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren
Meshkuj, kështu duket femra me trupin më të përsosur në botë! (foto)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa