Barcelona ka konfirmuar marrëveshjen për mbrojtësin e Benficas, Nelson Semedo, e cila mund të arrijë deri në 35 milionë euro, por zyrtarizimi do të bëhet pas përfundimit të testeve mjekësore.
Dy mediumet e njohura katalunase Diario Sport dhe El Mundo Deportivo konfirmojnë se është arritur një marrëveshje që do ta shohë 23-vjeçarin me një kontratë pesëvjeçare në Camp Nou për një shifër prej 35 milionë euro.
Raportet më herët të enjten thanë se drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez dhe Javier Bordas, kishin udhëtuar për në Lisbonë për të përfunduar një marrëveshje për mbrojtësin e anës së djathtë.
Sport dhe Record kishin raportuar më parë këtë javë se të dy klubet u mbyllën në bisedime për reprezentuesin portugezë, i cili ka bërë mbi 60 paraqitje për Benficën.
Marrëveshja vjen pas dështimit për të transferuar Hector Bellerinin nga Arsenali , i cili tani duket i vendosur të qëndrojë në Veriun e Londrës.
Semedo u transferua te kampionët portugezë nga Sintrense në vitin 2012, por nuk luajti nën ish-trajnerin Jorge Jesus, por ka fituar besimin vetëm tek Rui Vitoria dhe ka ndihmuar klubin në dy tituj të ligës në sezonet e tij me skuadrën e parë të skuadrës.
Arritjen e marrëveshjes me portugezin e ka konfirmuar edhe Barcelona në faqen e saj zyrtare, teksa zyrtarizimi do të bëhet pas përfundimit të testeve mjekësore që pritet të bëhen nesër (e premte). /Telegrafi/
[BREAKING NEWS] Agreement with Benfica to sign Nélson Semedo, pending medical tests tomorrow in Barcelona https://t.co/o5ldP2I5ke pic.twitter.com/JjQdQ3q1pF
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 13, 2017