Site icon Telegrafi

E djathta e skajshme fiton zgjedhjet në Itali, thonë exit poll-et

Liderja e të djathtës së skajshme Giorgia Meloni ka fituar zgjedhjet e Italisë, sipas exit-polleve dhe është në rrugën e duhur për t’u bërë kryeministrja e parë femër në vend.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nëse ato rezultate konfirmohen, zonja Meloni do të synojë të formojë qeverinë më të djathtë të Italisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Një Itali e udhëhequr nga Meloni do të alarmojë pjesën më të madhe të Evropës me Rusinë në luftë në Ukrainë, shkruan BBC.

Ajo parashikohet të fitojë midis 22-26% të votave, thotë një sondazh i Rai, përpara rivalit të saj më të afërt Enrico Letta nga qendra e majtë.

Po sipas BBC, disa exit-polle të sapo publikuara i dhanë aleancës së saj të djathtë një epërsi, me 41-45% të votave.

Kjo do t’u jepte tre partive kontrollin e të dy dhomave të zgjedhura të parlamentit.

Ndërkohë vë në pah BBC, qendra e majtë ishte shumë prapa me 25,5%-29,5%. /Telegrafi/

Exit mobile version