Cristiano Ronaldo dhe familja e tij janë duke bërë disa ndryshime emocionuese.

Jo vetëm që futbollisti është transferuar në Manchester, ku do të luajë përsëri për Manchester United, por edhe e dashura e tij prej pesë vitesh Georgina Rodriguez, po fillon shfaqjen e saj në Netflix.


27 vjeçarja bëri njoftimin befasues të hënën mbrëma, duke ndarë një fotografi promovuese te projektit të saj të ri, të titulluar “I am Georgina”.

georgina rodriguez netflix series z Georgina Rodriguez (Foto: Netflix)

“Netflix #SoyGeorgina. Shumë shpejt shfaqja ime po vjen në Netflix. Jam e emocionuar dhe mezi po pres që ju ta shihni atë. Sa emocionuese!”, shkruajti ajo.

Në një pjesë të shfaqjes, Ronaldo do të zbulojë historinë se si ai dhe Georgina u takuan, duke zbuluar disa detaje të reja.

“Asnjëherë nuk kam menduar se do të jetë kaq e madhe dhe se do të dashurohem me të, me të vërtetë nuk e prisja”, thotë ai.

georgina and cristiano ronaldo z Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

Ish-punëtorja e dyqanit pranon gjithashtu se jeta e saj ndryshoi në momentin kur u takua me futbollistin e njohur portugez. “Unë jam 27 vjeçe dhe pesë vite më parë jeta ime u ndryshua”.

Çifti ndajnë së bashku një vajzë të vogël të quajtur, Alana.

Alana, tani 3 vjeçe, është më e vogla nga katër fëmijët e Ronaldos - ai tanimë është babai i djalit të madh Cristiano Jr, 7 vjeç, dhe binjakëve katërvjeçarë Eva dhe Mateo. /Telegrafi/