Domatet e importuara nga Shqipëria, po dyshohet se përmbajnë sasi të larta të hormoneve, të cilat janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Për të konfirmuar nëse kjo është e vërtetë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka dërguar disa mostra në laborator dhe është në pritje të rezultateve të tyre.
Kështu ka thënë për Telegrafin, zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi përmes një përgjigje me shkrim.
“Si AUV kemi marrë masa shtesë të kontrollit, me theks të veçantë kontrollin e domateve me origjinë nga Shqipëria. Përveç kontrollit të rregullt dhe analiza rutionre, në këtë rast janë marrë mostra /kampione përfaqësuese të regjioneve të caktuara prodhuese prej nga importohen këto produkte, të njëjtat janë dërguar në laboratorë jashtë vendit me qellim testimi në kontaminuës kimik/mbetje të pesticideve (Përcaktimi i nivelit maksimal të mbetjeve-MRL në produkt) . AUV është në pritje të rezultateve të testeve laboratorike të mostrave zyrtare të dërguara. Pas pranimit të rezultateve të testeve analitike, varësisht nga gjetjet do të merren veprime/masa zyrtare”, ka thënë Thaçi.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në nivel vendi në aspektin e përgjithshme të kontrollit të shëndetit bimor dhe sigurisë ushqimore, kryesisht bashkëpunon me laboratorë të autorizuar dhe kontraktuara në nivel shtetëror, siç janë: Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike-IKSHPK, Instituti Bujqësor i Kosovës- IBK, dhe Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë-LUV.
“Mirëpo për teste specifike mostrat zyrtare për raste të veçanta dërgohen për testim me metoda konfirmative qoftë në vende të rajonit apo në ndonjë vend të BE-së”, u shpreh Thaçi.
Ai ka shtuar se të gjitha produktet që kanë qëllim final tregun e Kosovës duhet të jenë produkte të certifikuara, për çka përmes dokumentacionit adekuat shoqërues te lëshuar nga autoriteti kompetentë i vendit eksportues/prodhues marrim dëshmi/garanca që produktet janë në harmoni me kërkesat ligjore.
“Kjo arrihet bazuara në kontrolle zyrtare përmes te cilave kryhet monitorimi i vazhdueshme ne vendin e prodhimit. Përveç kësaj hallk tjetër e kontrollit është kontrolli direkt në import. Pas përfundimit të të gjitha fazave te kontrollit, nëse gjithçka është në përputhje me rregullat, produkti lejohet të dal në treg për qarkullim dhe konsum”, u shpreh më tej Thaçi për Telegrafin.
AUV bëri të ditur se përveç kontrolleve zyrtare ( plan me bazë risku), pa dyshim se si burime të informacioneve, në rrugë zyrtare që kemi, pranojmë njoftime për çdo produkt qe paraqet dyshim apo rrezik për konsumatorin-notifikime përmes RASFF.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në shërbimet e kontrollit kufitare, kryejnë kontrollin e produkteve bazuara në listën e mallrave për kontrolle të detyrueshëm, listë që është e harmonizuara me Kodin Tarik- Doganor. Pemët dhe perimet i nënshtrohen kontrollit te detyrueshëm të inspektoratit fitosanitar të AUV-së. Proceduarat doganore/zhdoganimi nuk mund të kryhet pa kryerjen e kontrolleve paraprake nga ana e AUV-së”, thuhet më tej në përgjigjen e Thaçit.
Zëdhënësi i AUV-it më tej ka theksuar se fazat e kontrollit inspektuese janë: Kontrolli dokumentar, Kontrolli i identitetit dhe Kontrolli fizik (duke përfshirë edhe marrjen e mostrave).
“AUV bën vlerësimin/kontrollin e produkteve në aspektin e sigurisë ushqimore, ndërsa vlerësimet në aspektet sasiore janë kompetencë e autoriteteve tjetra shtetërore, Doganës së Kosovës –DK”, tha Thaçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës