Dy vajza të reja janë filmuar duke u rrahur brutalisht në rrugën Pojishan në qendër të Splitit të Kroacisë.
Vajzat për disa minuta ia kanë shkulur flokët njëra-tjetrës, duke mos kursyer as grushtat siç edhe mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, transmeton Telegrafi.
Një banor i habitur i Splitit ka rastisur të jetë afër tyre, dhe kështu vendosi edhe ta filmojë për ta dokumentuar këtë ngjarje.
“Kam qenë i parkuar në skaj të rrugës kur pashë dy vajza duke u rrahur në trotuar. Derisa ato rriheshin nga afërsi vetëm i vëzhgonte një vajzë tjetër, që me sa duket ishte shoqe e tyre, që sillej sikur nuk po ndodh asgjë e keqe”, ka deklaruar autori i videos.
E pas disa minutave “orvatje” sipas autorit të videos që foli për mediumin kroat “24 sata”, dyshja që shanin njëra-tjetrën u ndalën për të u larguar nga drejtime të kundërta.
E në policinë e Splitit kanë bërë të ditur se nuk është raportuar asgjë nga askush lidhur me këtë ngjarje që u publikua edhe në rrjete sociale. /Telegrafi/