Site icon Telegrafi

Dy gola të shpejtë dhe Interi e barazon rezultatin

(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Interi është rikthyer në lojë në derbin lokal kundër Milanit që njihet si Derby della Madonnina.

Nerazzurrët i shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e dytë dhe në këtë mënyrë e barazuan rezultatin ndaj Rossonerëve.

Një top i devijuar shkoi në drejtim të Marcelo Brozovic, i cili goditi me vole dhe shënoi një gol të bukur (51’).

Lexo po ashtu Një asistim dhe një gol, Ibrahimovic tmerri i Interit në pjesën e parë

Nuk zgjati shumë dhe erdhi goli i dytë i zikaltërve. Matias Vecino u tregua i vëmendshëm në zonë duke e barazuar rezultatin (53’).

Në vazhdim do të jetë një ndeshje e zjarrtë ndërmjet dy rivalëve të qytetit të Milanos, pasi të dyja skuadrat do ta kërkojnë fitoren. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=iSq8JHzLenk

https://www.youtube.com/watch?v=ZCkeI8xzq9Y

Exit mobile version