Ajo së fundmi u zhvendos sërish në Mbretërinë e Bashkuar pasi kaloi verën në Amerikë me të dashurin e saj, Anwar Hadid.

Dhe Dua Lipa dukej e mrekullueshme ndërsa u ngjit në skenë për të performuar në shfaqjen e “Graham Norton” të enjten.


Krijuesja e hitit “One Kiss”, 25 vjeçare, mori vëmendje me një fustan ngjyrë argjendi i cili njëherësh kishte formën e një pelerine.

35892576 8968373 image a 41 1605830773015 Foto: PA

Dua njëkohësisht ka përdorur krahët e saj për të shfaqur mëngët mahnitëse të fustanit dhe materialin me thekë ndërsa interpretonte këngën e saj.

Bukuroshja dukjen e kompletoi me flokë të kapura dhe me një buzëkuq të lehtë për të theksuar më shumë tiparet e fytyrës.

Këngëtares gjithashtu iu bashkuan aktori Hugh Grant, komediani Romesh Rangananthan dhe Nigella Lawson.

Performanca e Lipës vjen pasi ajo bëri përpjekje të reja për të bindur fansat që të bashkoheshin me të në koncertin e saj virtual.

35892572 8968373 image a 42 1605830954079 Foto: PA

Artistja me prejardhje shqiptare mbrëmë po ashtu ka lansuar këngën e re "Prisoner", në bashkëpunim me Miley Cyrus.

Projekti është pjesë e albumit të ri të kësaj të fundit të titulluar "Plastic Hearts". /Telegrafi/

35892566 8968373 image a 46 1605831082384 Foto: PA

35892578 8968373 image a 43 1605830978525 Foto: PA