Ajo është ylli i popit në Mbretërinë e Bashkuar, dhe aktualisht ndodhet në Australi.

Të martën, Dua Lipa u fotografua teksa shëtitej në një pasdite të këndshme, si një turiste në rrugët e Sydneyt.


Vetëm disa orë pasi këngëtarja 24-vjeçare po shëtitej, ajo kaloi nga Shtëpia e Operës në Sydney për një mundësi të shpejtë fotografie, e cila zgjati vetëm tre minuta, tha një burim për Daily Mail Australia.

dua1 1

E shoqëruar nga një ekip me roje të shumta, fituesja e dy çmimeve Grammy dukej e qetë dhe e mbledhur, ndërsa lëpinte një lëpirëse.

Krijuesja e hitit "One Kiss" dukej me elegante me një fustan ngjyrë gjelbër dhe vjollcë.

dua2 2

Dua tregoi fytyrën e saj natyrale, duke zgjedhur pak makijazh, dhe duke lënë flokët e saj të lëshuara pas veshëve.

Dua aksesoi pamjen e saj me syze dielli, një zinxhir të tepërt argjendi rreth qafës, një orë ari dhe unaza të shumta në gishtat e saj.

dua3 2

Këngëtarja shqiptaro/angleze dukej e kompletuar me pamjen e saj me një palë atlete "Louis Vuitton Archlight" me vlerë 1.564 dollarë dhe një çantë në formë gjysmëhëne.

I dashuri i saj, Anwar Hadid, besohet se është rikthyer në shtëpi në Los Angeles, pas momentit kur çifti u shfaqën së bashku në eventin American Music Awards të dielën.

dua4 1

Sipas një dëshmitari, vizita e yllit të popit në vendin turistik të Sydneyt përfundoi në tre minuta.

Ajo vizitoi Operën vetëm për një "selfie" të shpejtë përpara se të shoqërohej nga sigurimi.

dua5 1

Dua është planifikuar të performojë në eventin e madh që mbahet në Australi të mërkurën në mbrëmje, ARIA Awards 2019.

Në po këtë event, vitin e kaluar kishte performuar shqiptarja tjetër me famë botërore, Rita Ora.

Dua10 scaled

Ajo do të bashkohet me këngëtaren amerikane Halsey, e cila gjithashtu do të jetë pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimeve këtë vit.

Dua Lipa përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, "Don't start now", të cilin e lansoi në fillim të këtij muaji. /Telegrafi/

dua6 1

dua7 1

dua8

dua9