LAJMI I FUNDIT:

Drita i hakmerret Lirisë për dy humbjet këtë edicion, kampioni në fuqi triumfon lehtësisht para tifozëve të vetë

Drita i hakmerret Lirisë për dy humbjet këtë edicion, kampioni në fuqi triumfon lehtësisht para tifozëve të vetë

Drita ka arritur t’i hakmerret Lirisë për dy humbjet këtë edicion dhe e ka mposhtur në Gjilan me rezultat 2-0.

Kampioni në fuqi i Kosovës që nga minuta e parë bëri ndeshje të bukur duke sulmuar vazhdimisht portën e mysafirëve.

Por 45 minutat e para të kësaj sfide u mbyllën ashtu siç filluan me rezultat të barabartë 0-0.


Liria u mundua që nëpërmjet kundërsulmeve ta ndëshkonte kampionin në fuqi por një gjë të tillë nuk ia arriti.

Drita golin e parë në ndeshje e realizoi në minutën e 78-të, kur shënoi njëri nga lojtarët e saj më të mirë Filonit Shaqiri pas asistimit nga Xhevdet Shabani për 1-0.

Vetëm katër minuta më vonë kampioni në fuqi shënoi edhe golin e dytë dhe të sigurisë.

Një kundërsulm i vendasve bëri që sulmuesi ferizajas i Dritës, Betim Haxhimusa të realizojë me lehtësi për 2-0.

Deri në fund mysafirët tentuan të shënojnë gol por një gjë të tillë nuk ia arritën.

Pas kësaj fitore Drita blindon pozitën e katërt në tabelë me 38 pikë të grumbulluara, ndërsa Liria mbetet e parafundit me 24 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Zvicrës pyetet nëse do të jetë sigurim fizik i Xhakës në duelin me Serbinë

Ylli i Zvicrës pyetet nëse do të jetë sigurim fizik i Xhakës në duelin me Serbinë

Përfaqësueset
Perez tanimë e di se cilin trajner e do te Reali si pasues të Carlo Ancelottit

Perez tanimë e di se cilin trajner e do te Reali si pasues të Carlo Ancelottit

La Liga
Hansi Flick realizon dy afrime të reja te Barcelona

Hansi Flick realizon dy afrime të reja te Barcelona

La Liga
Tre lojtarëve të Barcelonës që u skadon kontrata në më pak se 12 muaj

Tre lojtarëve të Barcelonës që u skadon kontrata në më pak se 12 muaj

La Liga
Shqetësime te Man United: Lojtari më i mirë deri më tani këtë sezon diagnostikohet me problem të rrallë në zemër

Shqetësime te Man United: Lojtari më i mirë deri më tani këtë sezon diagnostikohet me problem të rrallë në zemër

Premier League
Legjenda e futbollit kërkon që drejtorët e Man Utd të arrestohen për shitjen e McTominay

Legjenda e futbollit kërkon që drejtorët e Man Utd të arrestohen për shitjen e McTominay

Premier League
Kalo në kategori