Drenica ka regjistruar fitore prej 3-0 kundër Flamurtarit në ndeshjen e xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës në futboll, në sfidën që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 21-të me golin e Taulant Dajakut, i cili i kaloi mysafirët në epërsi.
Shumë shpejt, skuadra vizitore e dyfishoi epërsinë, ndërsa golashënues ishte Kreshnik Uka (26′).
Me të filluar pjesa e dytë (46′), Drenica e ngriti akoma më shumë avantazhin me golin e tretë të realizuar nga Diar Mustafa.
Kjo është fitorja e katërt e Drenicës në dhjetë ndeshjet e para në Superligë, ndërsa numëron edhe tri fitore dhe tri humbje, gjegjësisht 15 pikë të arkëtuara.
Ndërkaq, për Flamurtarin kjo është humbja e dytë këtë sezon dhe mbetet në kuotën e 16 pikëve, me katër fitore dhe katër barazime. /Telegrafi/