Dosja e fundit e ‘Wikileakes’ për Shqipërinë
Në pritje të zbardhjes së kabllove diplomatikë për Shqipërinë që tashmë ka hyrë në kuriozitetet e mëdha të njerëzve me dhe pa punë në këtë vend, rreshtat e mëposhtëm janë të një diplomati perëndimor në Tiranë. Wikileaks garanton "autencitetin" e dokumentit.
"Shqipëria është vendi me vokacionin më perëndimorë në të gjithë rajonin dhe më gjerë. Mentaliteti evropian këtu është mbizotërues. Shqiptarët janë më afër mentalitetit evropian se bullgarët, kroatët, serbët, maqedonasit. Të bën përshtypje klasa politike. Po kalon një muaj nga botimi i opinionit të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Gjatë kësaj periudhe kam pasur takime të shumta me eksponentë të pozitës dhe të opozitës. Takimet kanë qenë në nivelet më të larta. Ende nuk kam takuar një njeri që ta ketë lexuar të plotë raportin. Një koleg që po mbyll mandatin dhe po del në pension në Shqipëri thotë; se elita politike në Shqipëri lexon materialet vetëm nëse ja dërgon në celular me mesazh!
Në një anë mos leximi i opinionit na e lehtëson punën. Në opinion thuhet e zeza mbi të bardhë se “political class is not matured”, me një fjalë shqip është fëmijërore. Këtu ka filluar festa për vizat dhe hë për hë i kanë vënë vizën gjithë punëve të tjera.
Gjithnjë e më shpesh kolegëve po i humbet durimi dhe thonë: “e provuam me Shqipërinë dhe…? “Këta nuk po e marrin mesazhin”. Një koleg i nderuar më ftoi për drekë vetëm për të më thënë një fjali të vetme: “A nuk bëjmë gabim që e duam këtë vend më shumë se vetë shqiptarët?”
Paradoksi është se vendi po ndryshon me shpejtësi. Viti zero për Shqipërinë ka qenë viti 1997. Në harkun e 13 viteve janë bërë ndryshime të rëndësishme. Por nga fronti i politikës ndryshimet janë negative. “Me libër shtëpie” është një shprehje shqiptare që ilustron taktikën e luftës politike. Vendi ka qenë 500 vjet nën Perandorinë Osmane! Edhe sot e kësaj dite turqit kanë proverbin “arnaut damar”. Kjo shpjegon shpërthimet e befta të sherreve edhe kur palët duket se i kanë dhënë besën njëri – tjetrit për paqe në interes të kombit.
Shfaqjet aspak dinjitoze të elitës politike në Bruksel dhe ca më tepër në Tiranë të kujtojnë njeriun që është mjeshtër për të qëlluar vetveten në këmbë. Në kontrast të plotë është politika e jashtme. Të dy krahët e politikës këtu në lëmin e punëve për jashtë bëjnë lojë të klasit të parë. Për punë të brendshme të kujtojnë psherëtimat e një intelektuali të fillim shekullit të kaluar “Shqipëria u bë për t’i ngrënë kokat njëri-tjetrit”!
Çdo dy apo tre muaj këtu nis një debat pa kuptim dhe shpesh më duhet t’u kujtoj zyrtarëve shqiptarë se ne raportojmë hollësisht për çdo gjë që ndodh në vendin e shqiponjave. Problemi i imazhit do të vijojë të rëndojë mbi Shqipërinë. Por vendi ka ku të mbështetet për të përmirësuar imazhin.
Në botën që po lëviz me shpejtësi ne kemi çfarë mësojmë nga Shqipëria. Do të ndalesha tek tre momente kryesore:
1. Hospitability: Shqiptarët të presin me krah hapur dhe ndryshe nga ne në Perëndim të mbyllur në egocentrizmin tonë, këtu mund të shijosh në të gjitha nivelet kufijtë e mikpritjes.
2. Toleranca fetare: Në shtypin e ditës lexoj herë pas here se mungesa e rrënjëve të thella të feve ka nxjerr në pah tolerancën fetare. Nga ajo që kam lexuar më rezulton e kundërta, shqiptarët janë tolerantë dhe harmonia fetare zor se mund të përshkruhet në këtë kabëll.
3. Historia e Luftës së Dytë Botërore: Pak është marketuar fakti se numri i hebrenjve në Shqipëri në përfundim të luftës ishte më i madh se në fillim të luftës. Në muzeun e Holokaustit në Uashington, muze që vizitohet nga miliona njerëz çdo vit. Habitem se si nuk është marketuar në vëmendjen që meriton ky fakt.
E ardhmja padyshim që ka rezervuar ditë më të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët, por të krijohet përshtypja se mungon dëshira e elitës. Këtu slogani është: “anëtarësimi në BE”, por nga mënyra si sillen dhe sinjalet që përçojnë e pandehin rrugën lehtë dhe janë optimistë se do të mbërrijnë në Bruksel vetëm e vetëm për faktin se janë nisur për atje. Mungon dhe kontributi i shoqërisë civile dhe medias.
Nuk e kuptoj mirë shqipen, por ndjek me vëmendje spektakle të ndryshme ku lirisht satirizohen liderët politikë. Kjo është një shenjë e shëndetshme e demokracisë për këtë vend. Megjithatë media është po aq e polarizuar sa edhe politika. Këto ditë po ndjek lajmet për përmbytjet në veri të vendit.
Përkthyesja shqiptare më solli një përmbledhje të raportimeve të dy korrespondentëve nga terreni. Një televizion afër opozitës dhe tjetri afër qeverisë. Njëri fliste për daullet e shiut dhe tjetri për “daullet e dasmës”. Si ka mundësi që të kenë këndvështrim kaq të ndryshëm për situatën kur raportojnë nga i njëjti vend? Përkthyesja e stafit duke menduar se i drejtova asaj këtë pyetje mu përgjigj: është normale që e shohin situatën krejt ndryshe sepse janë burrë e grua! Në situata të tilla emergjente më bëjnë përshtypje titujt e televizioneve: sipas tyre liderët politikë raportojnë për parashikimin e kohës dhe metereologëve u mbetet të flasin për aksione konkrete në terren.
Në përgjithësi televizionet tregojnë kujdes për etikën dhe janë të ndjeshëm për fëmijët. Stacionet kryesore vendosin pullën e kuqe në filmat e orës së vonë, ose kur transmetojnë direkt nga Parlamenti.
Komisioni Evropian kërkon maturi nga klasa politike, por duket se këtu ende nuk e ka dëgjuar njeri këtë thirrje? Pyetja një milionë dollarësh është se çfarë mund të bëhet për të ndryshuar situatën?! Një aktivist i shoqërisë civile (nuk po e përmend emrin nga droja se një ditë emri do të dalë në internet përmes wikileakes) më tha se “ju ndërkombëtarët” duhet të flisni me një zë dhe kështu populli shqiptar do ju kuptojë më mirë.
E pamundur – ia ktheva sepse ka ambasadorë që përfaqësojnë interesa të fuqishme ekonomike.
Këtu mungon durimi dhe planet për të ardhmen nuk parashihen më sy të mirë. Nga ana tjetër shqiptarët të dalluar për “shpirtin e sipërmarrjes” bëjnë diferencën dhe sjellin ndryshime çdo ditë. Improvizimi është kryefjala, kallëzuesi dhe kundrina e të gjitha problemeve. Këtu është vendi i çudirave sepse në momentin që ke humbur çdo shpresë, befas sheh një dalldi mobilizimi dhe punët që mendojmë se duhen vite i kryejnë për 6 muaj (pasaportat biometrike si shembull).
Drejtësia mbetet një problem më vete dhe kërkon një kabëll të veçantë nesër.
(Marrë nga Start)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Lamtumirë fëmijëve të humbur të Gazës: Ju donin, do t’ju kujtojnë, këtë nuk e keni merituar
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse
Kishte parë ëndërr sa ishte brenda Big Brother, Gresa ia plotëson dëshirën Vullnetin - darkojnë bashkë
Cristiano Ronaldo: Djali im më thotë se një lojtar është më i mirë se unë
"Këngëtare playback", Klajdi me akuza të forta profesionale për Rozanën, ndërhynë Gjesti: Këndon live ti, pse po rren?
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike
Pak orë para ndeshjes së Man Cityt, shpërthen zjarri te "Etihad Stadium"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij