LAJMI I FUNDIT:

Dominique Fernandez në Shqipëri

Dominique Fernandez në Shqipëri

Romani "Porporino, o i misteri di Napoli", i autorit të njohur Dominique Fernandez, do të prezantohet të enjten në Akademinë e Arteve në Tiranë.

Pas pjesës koreografike “Gravitet”, që hapi mbrëmë stinën koncertore “Klasik”, Ambasada Franceze dhe Instituti Italian i Kulturës, organizojnë sot një mbrëmje letraro-muzikore, shkruan gazeta “Shekulli”.

Romancieri dhe studiuesi francez Dominique Fernandez, italianist me famë ndërkombëtare, fitues i çmimeve “Medicis” dhe “Goncourt” është sot i pranishëm gjatë prezantimit të romanit të tij, ngjarjet e së cilit vendosen në Napolin e vitit 700.