Pas vitaminës C dhe antioksiduesve, zbulimet e fundit për të parandaluar kancerin e vënë theksin te glikopeni, përbërësi kryesor i domates.
Për të luftuar plakjen, për të parandaluar kancerin, apo për të pasur një lëkurë të bukur, asgjë nuk do të ishte më e çmuar se sa marrja gjatë vakteve të ditës të një "ilaçi" me emrin domate.
Të "gjalla", në salcë, gjellë, sallata, makarona, rizoto, supa, kokteil (keni dëgjuar ndonjëherë për kokteilin e famshëm “Bloody Mary” që përgatitet me lëngun e domates) apo gatime të ndryshme, nuk është e nevojshme të konsultohesh me ndonjë mjek apo të kesh recetë për t‘i blerë.
Është vërtetuar se domatet kanë veti magjike, janë të shijshme, ekonomike, por mbi të gjithë aleate të çmuara për shëndetin. Prania e madhe e antioksiduesve që shkatërrojnë radikalet e lira, cilësohet nga shumë ekspertë si dhurata e natyrës, që kanë domatet për të luftuar sëmundjet.
Është zbuluar se këto substanca arrijnë rezultate të shkëlqyera, madje mund të krahasohen edhe me ilaçet tradicionale të dëmshme dhe aspak të këshillueshme. Janë të pasura me betakaroten, likopen (substanca që u jep atyre edhe ngjyrën e kuqe) e vitaminat më të mira dhe më efikase se çdo gjë tjetër në luftën kundër plakjes.
Jo më kot është cilësuar si fryti më i përhapur në botë pas mollëve, bananeve, rrushit dhe portokallieve. Në të vërtetë, nuk ka këshillë më të mirë se sa të hash ushqime që jo vetëm nuk na sëmurin, por mbi të gjitha na mbrojnë. E kush nuk do ta donte një gjë të tillë?
Laboratori i artë i natyrës është në gjendje të na ofrojë gjithçka, sidomos kur shkenca ka zbuluar me kujdes virtytet e produkteve të saj. Kërkimet mjekësore që shtohen vit pas viti kanë treguar se domatet dhe produktet e tjera ku ato përdoren, kanë aftësinë që të jenë antikanceroze dhe të ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit.
Sipas ekspertëve, konsumi i rregullt i saj ul pothuajse me tre herë mundësinë për t‘u prekur nga kanceri i prostatës, zorrës së trashë, mushkërive apo pankreasit dhe se efekti "mbrojtës" i detyrohet tërësisht likopenit, përbërës që gjendet me shumicë te domatja dhe është një armë e fortë në luftën kundër kancerit.
Fillimisht diçka e tillë dukej e pamundur, por faktet tregojnë se likopeni dhe antioksiduesit e domates mund të parandalojnë dhe reduktojnë zhvillimin e llojeve të ndryshme të kancerit, sidomos atij të prostatës te meshkujt, ndaj konsumi është i rëndësishëm për organizmin.
Dhjetë kokrra të tilla në javë, të "gjalla", të gatuara apo produkte të saj, mund të ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet me 60 për qind.
Sigurisht që mjekët duan t‘i bindim njerëzit të hanë domate dhe produktet që rrjedhin prej saj, pasi mund të reduktojnë rrezikun e përhapjes së shumë llojeve të kancerit, por kjo nuk do të thotë se ato duhet të hanë vetëm domate. Ato duhet të jenë shoqërueset e para të një diete të pasur ushqimore me fruta dhe perime. Nga ana tjetër, ajo mund të ndihmojë edhe në uljen e kolesterolit të keq në gjak.
Vetëm para dy ditësh, mjekët finlandezë zbuluan se salca e kuqe e quajtur ndryshe "ketch up" largon kolesterolin e keq në organizëm. Ky është në fakt përfundimi i një kërkimi finlandez sipas të cilit salca e kuqe, aq e dashur për anglezët dhe jo vetëm për ta, është një minierë e artë për zemrën dhe mjafton një sasi e vogël në ditë për të mbajtur tërësisht nën kontroll vlerat e LDL, të ashtuquajturin "kolesteroli i keq".
Jo më kot Hipokrati e kishte si rregull që çdo pacienti të tij i thoshte: Ushqimet që hamë janë në gjendje të influencojnë në "nxehtësinë" e organizmit dhe gjenezën e sëmundjeve.
Shumë mjekësi tradicionale, mes të cilave edhe ajo indiane dhe kineze, mbështesin se nuk ka ushqime 100 për qind të shëndetshme për organizmin, por ka ushqime që janë të përshtatshme për çdo njeri dhe kjo është, domatja. /shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale