LAJMI I FUNDIT:

DnV: Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin demokratike, por me sfida teknike dhe procedurale

DnV: Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin demokratike, por me sfida teknike dhe procedurale

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” publikoi deklaratën preliminare për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke i vlerësuar ato si të lira dhe demokratike, por me disa parregullsi procedurale dhe probleme teknike.

Sipas DnV-së, procesi i votimit dhe numërimit ishte përgjithësisht i rregullt, ndërsa problemet me publikimin e rezultateve krijuan konfuzion dhe ndikuan në transparencën e zgjedhjeve.

“Problemet teknike me sistemin elektronik të publikimit të rezultateve të KQZ-së, të shfaqura vetëm disa orë pas përfundimit të votimit, krijuan konfuzion dhe ulën besimin e publikut në transparencën e procesit. Kjo situatë la një impakt negativ në perceptimin për organizimin zgjedhor”.


Raporti përmend gjithashtu shpenzimet rekord të fushatës, vonesat në numërimin e votave për kandidatët dhe ndikimin e Ministrisë së Jashtme në votimin nga diaspora.

“Fushata zgjedhore për këto zgjedhje ishte e para me një kohëzgjatje të plotë prej 30 ditësh, duke sjellë një ritëm të lartë të aktiviteteve zgjedhore dhe një angazhim të shtuar të subjekteve politike në terren dhe në hapësirën digjitale – në të cilën, për këtë fushatë 30 ditore, është shënuar shifër rekord e shpenzimeve prej 200 mijë eurosh nga subjektet politike dhe kandidatët e tyre”.

Pavarësisht sfidave, partitë politike i pranuan rezultatet pa tensione.

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 u monitoruan nga një numër i konsiderueshëm vëzhguesish, duke përfshirë përfaqësues të partive politike, organizatave të shoqërisë civile, misioneve ndërkombëtare dhe mediave. Në total, mbi 20,000 vëzhgues u akredituan për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në të gjitha nivelet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori