LAJMI I FUNDIT:

Disa lagje të Prishtinës mund të mbesin pa ujë të pijshëm të dielën

Disa lagje të Prishtinës mund të mbesin pa ujë të pijshëm të dielën

Lagjet Kodra e Trimave, Kolovica, Arbëria , Medrese dhe zona të tjera të Prishtinës rrezikojnë të mbesin pa ujë të pijshëm të dielën e 23 tetorit.

Kjo pasi Kompania Rajonale e Ujësjellësit do të ndërhyjë në evitimin e një dëmtimi në gypin magjistral Albanik – Prishtinë.

Sipas njoftimit të ujësjellësit, punimet do të nisin në orën 9 të mëngjesit e pritet të zgjasin deri në orën 16.


“Mund të ketë çrregullime të furnizimit me ujë në fshatrat me shtrirje përgjatë gypit magjistral Albanik-Prishtinë dhe një pjese të Prishtinës, por do bëjmë çmos që mos të ndjehet mungesa e ujit”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/