LAJMI I FUNDIT:

Diagnostifikimi i kancerit me testin e pështymës

Diagnostifikimi i kancerit me testin e pështymës

Të parandalosh kancerin e kokës apo të fytit nga diagnostifikimi nëpërmjet analizimit të pështymës, është e reja e fundit që sjellin shkencëtarët. Kjo metodë revolucionare është prezantuar tek revista "Clinical Cancer Research".

Kërkuesit shkencorë nga Johns Hopkins Kimmel Cancer Center, nën udhëheqje të otorinolaringologut, Joseph Califano, kanë eksperimentuar një test inovativ gjenetik tek 738 pacientë, nga të cilët 527 të shëndetshëm dhe 211 të sëmurë nga kanceri i qafës ose i kokës.

Pacientëve iu është kërkuar të bëjnë një gargare me një gotë uji dhe më pas ta pështyjnë. Nga këto analiza dolën në pah shumë gjene të modifikuara, të cilat janë tipike për format tumorale, veçanërisht të ashtuquajturat gjene hipermetilate.

"Hipermetilimi i disa gjeneve të veçantë mund të çojë në zhvillimin e formave kancerogjene", shpjegon Califano.


Meqenëse çdo formë kanceroze ka gjurmë gjenetike unike, duke kombinuar gjurmë të ndryshme, do të na ofrojë më shumë mundësi për identifikimin e pacienteve me rrezik të papritur kanceri.

Një test i pështymës është shumë i lehtë dhe aspak i kushtueshëm. Në fakt, nga ky test janë identifikuar 42.9 për qind i pacientëve me kancer dhe 1.81 për qind e atyre te shëndoshë.

"Një test i tillë nuk mund të jetë 100 për qind i saktë", shpjegon Califano. Meqenëse kanceri i kokës dhe i qafës nuk është shumë i përhapur, mendohet se ky test të limitohet vetëm për kategoritë më në rrezik, duhanpirësit dhe konsumatorët e alkoolit. /Korrieri/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori