Edhe ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për Butrint Imerin.

Këngëtari i njohur ka realizuar disa këngë të cilat u kthyen në hite dhe po vazhdojnë të dëgjohen akoma.


Por, në një postim që ka bërë së fundi, Imeri ka bërë të ditur se brenda këtij viti, ai do të sjell edhe një tjetër projekt të ri.

butrint official 258598753 4572090669541338 6553785671258002434 n.webp Foto: Butrint Imeri/InstaStory

“Dhjetorin po e bëjmë verë, kuku çka po vjen”, ka shkruar Butrinti në një InstaStory, ndërsa ka pyetura fansat nëse duan që kënga të jetë ‘solo’ apo bashkëpunim.

Kujtojmë që aktualisht, Butrinti po shijon suksesin e këngës “Kuku”, projekt ky që erdhi pas një bashkëpunimi të suksesshëm me Ledri Vulën dhe Kidën.

butrint official 243708599 905521253387188 7702720021746069761 n Foto: Butrint Imeri/Instagram

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur këngëtari, por padyshim fansat e tij të shumtë presin me padurim një projekt të ri nga ai. /Telegrafi/