Pas shumë javësh në pritje tashme kemi shijuar disa ndeshje të Kampionatit Evropian 2016.
Edhe ky evropian si të tjerët ka një shumë llojshmëri lojtarësh të cilët shfrytëzojnë aftësitë e tyre teknike dhe fizike për të bërë diferencën në fushë.
Por, këtë herë po ndalemi te aspekti fizik, apo më saktësisht te gjatësia e lojtarëve.
Zakonisht lojtarët më të gjatë janë portierët, ndërsa më poshtë keni dhjetë lojtarët më të gjatë në Euro 2016. /Telegrafi/
1.Costel Pantilimon 2,03 m (Portier i Rumanisë)
2.Fraser Forster 2,01 m (Portier i Anglisë)
3.Lovre Kalinic 2,01 m (Portier i Kroacisë)
4.Andreas Isaksson 2,00 m (Portieri i Suedisë)
5.Robin Olsen 1,98 m (Portier i Suedisë)
6.Ciprian Tatarusanu 1,98 m (Portieri i Rumanisë)
7.Zlatan Ibrahimovic 1,95 m (Sulmuesi i Suedisë)
8.Pontus Jansson 1,94 m (Mbrojtës i Suedisë)
9.Emir Kujovic 1,94 m (Sulmues i Suedisë)
10.Marouane Fellaini 1,94 (Mesfushor i Belgjikës). /Telegrafi/