LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: BE dërgon mision për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë

Zyrtare: BE dërgon mision për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë

Bashkimi Evropian i është përgjigjur ftesës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi lidhur me vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.

Në përgjigjen e Bashkimit Evropian thuhet se BE ka vendosur që të dërgoj në mision për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare, transmeton Telegrafi.

Zyrtarja e lartë e BE-së, Federica Mogherini ka emëruar Viola von Cramon-Taubadel si Krye-vëzhguese të zgjedhjeve.


“Kosova mbetet një përparësi politike për Bashkimin Evropian dhe vendosja e një Misioni Vëzhgues Zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, konfirmon angazhimin tonë të vazhdueshëm për të mbështetur proceset demokratike në Kosovë. Kam besim se vendosja e Misionit Vëzhgues nga BE-ja nën udhëheqjen e Viola von Cramon-Taubadel do të kontribuojë në zgjedhje gjithëpërfshirëse, të besueshme dhe transpartene.

Të gjithë palët e interesuara dhe komunitetet duhet të jenë në gjendje të përfshihen në këtë proces dhe të kenë fjalën e tyre në të ardhmen e Kosovës. Këto zgjedhje vijnë në një pikë të rëndësishme për Kosovën ku ajo duhet të lëvizë me vendosmëri për të bërë përparim në rrugën e saj evropiane, në reforma dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, u shpreh Mogherini, thuhet në njoftimin e Bashkimit Evropian.

Ekipi kryesor i Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të BE-së, i përbërë nga nëntë analistë kanë arritur në Prishtinë më 7 shtator dhe do të qëndrojë deri në përfundimin e procesit zgjedhor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori