LAJMI I FUNDIT:

Derbi i kuqezinjve, Drenica barazon me Flamurtarin

Derbi i kuqezinjve, Drenica barazon me Flamurtarin

Drenica dhe Flamurtari kanë ndarë pikët në kuadër të xhiros së 21-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Drenicakët nuk kanë arritur të triumfojnë para shikuesve të vetë në stadiumin Bajram Aliu kundër Flamurtarit duke barazuar me rezultat 1:1.

Pjesa e parë u karakterizua me aksione të rrjedhshme dhe pa kalkulime, gjë që solli edhe dy gola.


Nicholas Andrews solli në epërsi vendasit në të 29-tën minutë, por që një minutë më vonë gjithçka barazoi Egzon Krasniqi.

Futbollistët e Flamurtarit (Foto Facebook)

Edhe pse pati raste në 45 minutshin e parë, rrjetat e ekipeve respektive nuk u tundën më gjatë kësaj periudhe.

Shend Kelmendi në të 56 minutë dhe pesë më vonë, Alban Shlivova patën raste të mira për të sjell në epërsi për herë të parë prishtinasit, por që nuk u treguan të saktë para portës së vendasve.

Në vazhdim të lojës, ndeshja u zhvilluar kryesisht në mesfushë dhe kjo gjë bëri që të mos kishte shumë raste për shënim.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati raste për t’u theksuar dhe kështu ndeshja përfundoi 1:1.

Pas kësaj, Drenica zë pozitën e shtatë të renditjes tabelore me 28 pikë gjersa Flamurtari mbetet në vendin e nëntë me 27 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Kalo në kategori