LAJMI I FUNDIT:

Derbi i javës zhvillohet në Podujevë, Llapi synon t’i prishë punë edhe Dritës

Derbi i javës zhvillohet në Podujevë, Llapi synon t’i prishë punë edhe Dritës

Java e 28-të në elitën e futbollit kosovar ka filluar të premten ku janë zhvilluar dy ndeshje interesante.

Prishtina mposhti minimalisht Drenicën 1-0, ndërsa Flamurtari u befasua nga Vushtrria duke u ndalur në barazim 2-2.

Të shtunën nuk pati befasi ku Gjilani mposhti në udhëtim Feronikelin 0-2, ndërsa Ballkani shkëlqeu te Dukagjini 1-5.


Sot në program janë dy ndeshje të zjarrta për tu zhvilluar me fillim nga ora 17:00.

Lideri aktual i IPKO Superligës, Drita është në presion të fitores pasi kundërshtarët për titull kanë marrë pikët e plota.

Gjilanasit do të kenë njërin nga udhëtimet më të vështira pasi luajnë në udhëtim te Llapi që di t’i bëjë problem skuadrave të mëdha.

Llapjanët kanë arritur t’i marrin barazim Prishtinës dhe Gjilanit, ndërsa të njëjtën gjë synojnë ta bëjnë edhe me Dritën.

Ndërkohë ndeshja tjetër pritet të jetë jashtëzakonisht interesante pasi bëhet fjalë për luftën për mbijetesë.

Ferizaj do të jetë nikoqir i Trepçës ’89 dhe vetëm fitorja vendasit do t’i mbante në garë fuqishëm për mbijetesë.

Ndërkohë edhe ‘Minatorët’ udhëtojnë për fitore në Ferizaj, edhe pse në takimin e fundit mes këtyre dy skuadrave në të njëjtin stadium, ‘Ujqit’ kishin triumfuar me rezultat të thellë 4-0. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori