LAJMI I FUNDIT:

Peter Beyer: Jemi kundër ndryshimit të kufijve

Peter Beyer: Jemi kundër ndryshimit të kufijve

Deputeti i CDU-së në Bundestagun gjerman, Peter Beyer, është shprehur kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Këto komente Beyer i bëri pas takimit që ka zhvilluar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

“Dëshiroj t’ju transferojë dy porosi: është një gjë e mirë që kemi një parti si LDK, që si kandidate ka një grua, dhe nuk e ka të nevojshme që të hyjë në koalicione parazgjedhore me dikë tjetër. Jemi të qëndrimit që Kosova të jetë ashtu siç është – pa ndryshim të kufijve”, ka thënë deputeti gjerman Beyer para mediave, transmeton Telegrafi.


Deputeti gjerman nga radhët e CDU-së, Peter Beyer dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa

Beyer ka thënë se si CDU e mbështesin Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Jam shumë i lumtur të jem këtu sepse ndjehem si pjesë e familjes. Ne si CDU e mbështesin LDK-në si një prej partive më të forta në Kosovë dhe dëshiroj që kjo parti të ecë përpara. Jemi të vetëdijshëm për një kohë shumë sfiduese që na pret përpara, posaçërisht kur në qendër qëndron korrupsioni dhe krimin i organizuar. Këto janë temat që ne duhet t’i diskutojmë”, ka pohuar Peter Beyer.

Deputeti gjerman pritet të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori