LAJMI I FUNDIT:

Deputetët britanikë i premtojnë Kurtit përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe NATO

Deputetët britanikë i premtojnë Kurtit përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe NATO

Përkrahja e plotë për Kosovën në anëtarësimin në KiE, NATO dhe institucione të tjera ndërkombëtare i është premtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti përgjatë takimit me deputetët e Grupeve Parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se të martën se Kurti krahas ambasadorit Ilir Kapiti është takuar me deputetët e Grupeve Parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, APPG (All Party Parliamentary Group), të përbërë nga Harriett Baldwin, Stephen Doughty, Alex Sobel, Martin Vickers, Luke Pollard, Matthew Offord dhe Tony Lloyd, në Parlamentin Britanik.

“Kryeministri Kurti i njoftoi deputetët për të arriturat në Kosovë, sundimin e ligjit, ngritjen ekonomike, dhe çështje të tjera aktuale në Kosovë dhe rajon”, thuhet në njoftim.


Krahas kësaj, theksohet se Kurti iu falënderua përfaqësuesve britanikë për kontributin për Kosovën.

Përgjatë takimit, në fokus të diskutimit ishte vazhdimi dhe thellimi i miqësisë dhe partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Kryeministrit Kurti gjatë takimit iu premtua përkrahja e plotë për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe institucione tjera ndërkombëtare”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori