LAJMI I FUNDIT:

Depay kërkoi ndihmën e ekspertëve të statistikave kur zgjodhi Lyonin

Depay kërkoi ndihmën e ekspertëve të statistikave kur zgjodhi Lyonin

I dështuari te Manchester United, Memphis Depay, kishte paguar ekspertët e statistikave nga një prej kompanive të njohura për të zgjedhur Lyonin në janar.

Daily Star shkruan se Depay kompletoi kalimin e tij prej 16 milionë funtesh te skuadra franceze Lyon dhe për këtë ai zgjodhi një mënyrë të veçantë.

23 vjeçari kishte paguar një grup ekspertësh nga kompania SciSports që meren me statistikave, në mënyrë që t’ia tregojnë atij ekipin i cili do t’i përshtatej më së shumti dhe të shmangë një skenar dështimi për të tipik sikur i Royston Drenthes.


Lajmet e fundit rreth transferimeve
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth transferimeve

Këshilla që i është dhënë ekipit menaxhues të Depay u ka ndihmuar atyre që të refuzojnë Evertonin, Fenerbahcen dhe disa ekipe të mëdha spanjolle dhe italiane.

Depay shënon gol të pabesueshëm nga gjysmëfusha (Video)
Lexo po ashtu Depay shënon gol të pabesueshëm nga gjysmëfusha (Video)

Themeluesi i SciSports, Giels Brouwer i ka thënë gazetës së njohur danese AD se kjo është e vërtetë.

“Menaxhmenti i tij ka kërkuar ndihmë për hapin e ardhshëm”.

“Ne kemi performuar analizën e stilit të lojës dhe kemi shikuar në konkurrencën që mund ta ketë në klube të ndryshme”.

“Ne kemi kombinuar këtë me gjërat që Memphis për vete i konsideron të rëndësishme”.

“Memphis ishte vërtet i hapur për analizat dhe të dhënat tona. Ai ishte vazhdimisht i fokusuar dhe na pyeste: Si dhe ku mund të bëhem më i mirë”, deklaroi Giels Brouwer.

Javë më parë Depay shënoi atë që do të konsiderohet si goli më i mirë i vitit, pasi realizoi në mënyrë të pabesueshme nga gjysmëfusha në kampionatin francez Ligue 1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori