12 të akuzuarit për marrje e dhënie ryshfeti dhe ushtrim ndikimi, kryesisht studentë janë dënuar me burg dhe gjobë.
Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi sot me burg dhe gjobë 12 të akuzuarit për marrje e dhënie ryshfeti dhe ushtrim ndikimi.
Këto vepra të akuzuarit kryesisht studentë, sipas prokurorisë i kanë kryer për pranim në Universitetin e Prishtinës dhe kalim të provimeve. Esat Belaj, për tetë vepra penale ku përfshihet keqpërdorimi i detyrës, marrja e ryshfetit, ushtrimi i ndikimit u dënua me 2 vjet e tetë muaj burg dhe 10 mijë euro gjobë.
Kemajl Gashi për ushtrim ndikimi dhe ndihmë në këtë vepër u dënua me 7 muaj burg dhe 1500 euro gjobë. Arian Janova e Leonard Bytyqi u dënuan me nga tetë muaj burg, i pari për ushtrim ndikimi e i dyti për ndihmë në kryerjen e kësaj veproje.
Po për ndihmë në ushtrim ndikimi Kushtrim Morina u dënua me 7 muaj burg. Gjykata Mevludin Beqirin e Gazmend Maliqin i dënoi me nga tetë muaj burg, ndërsa Maliqit ia shqiptoi edhe gjobën prej 5 mijë eurove.
Arton Hoti u dënua me 7 muaj burg dhe 4 mijë euro gjobë për ndihmë në ushtrim ndikimi. Albion Haxhijaha e Muhamet Maliqi për ndihmë në marrje ryshfeti u dënuan me nga tetë muaj burg.
Shaqir Reçica e Amonda Orllati u dënuan me nga tre muaj burg për dhënie ryshfeti. Atyre gjykata ua mundësoi që burgun të kenë mundësi ta kthejnë në gjobë.
Akuza ndaj Rajan Zenelit u refuzua për shkak të vjetrimit të lëndës së tij.
Sipas aktakuzës, Esat Belaj ngarkohej se nga 9 shtatori 2012 deri më 16 shtator 2012 si student senator, duke shfrytëzuar ndihmën e të pandehurve Leonard Bytyqi dhe Albion Haxhijaha kërkoi në mënyrë të tërthortë dhe pranoi shumën e parave në vlerë prej 4,500 eurove.
Gjithnjë sipas aktakuzës, këtë shumë e kishte dhënë Amonda Orllati, po ashtu e akuzuar në këtë proces gjyqësor, me qëllim që të regjistrohej në Fakultetin e Mjekësisë, Dega e Stomatologjisë.
Arian Janova, Gazmend Maliqaj dhe Mevludin Beqiri akuzoheshin se kanë kërkuar e në disa raste kanë pranuar dhurata të ndryshme në para në shuma 150, 200, 350, 400 e deri në 1,400 euro.
Kemajl Gashi, Kushtrim Morina dhe Arton Hoti, ndërsa Muhamed Maliqi, Albion Haxhijaha dhe Leonard Bytyqi akuzoheshin për ndihmë lidhur me marrje të ryshfetit.
Amonda Orllati dhe Shaqir Reçica ngarkoheshin për dhënie të ryshfetit, ndërsa Rajan Zeneli për për ndihmë lidhur me ushtrim të ndikimit./Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit